7 gabimet e vetullave që duhet ti ndërpritni mënjëherë

spot_imgspot_img

Unë kam filluar heqjen e vetullave që kur isha 12 vjeç. Që të kuroja mirë vetullat, shkova në salon ondulimi. Por, rreth një viti më parë, kjo metodë e të shkuarit dështoi pasi tekniku përgjegjës më hoqi 1/3 e qimeve. U tmerrova aq shumë, sa që ishte koha të gjeja një metodë tjetër funksionale.

Kështuqë, unë zbulova se specialistja e vetullave Sania Vucetaj, bën vetëm heqjen e qimeve me pincetë (jo depilim), në studion e saj NYC. Brenda disa muajve vetullat e mia u rriten në mënyrë magjike, ashtu si më parë. Kjo për shkak se Sania ka një formulë të veçantë për rikthimin e vetullave në formën e tyre natyrale të trasha. Është pa kemikale dhe fare pa dhimbje. Lexoni më poshtë truket e shkëlqyera për vetulla të mahnitshme.

1. Mirëmbani vetullat pa ndihmën e produkteve

Shmangni përdorimin e kremrave, xheleve, pomadave apo hidratuesve rreth zonës së vetullave. Këto depërtojnë deri në vetulla dhe shkaktojnë që qimet të bien si dhe parandalojnë rritjen e qimeve, tha Sania. Ne priremi të trajtojmë vetullat ashtu sikur lëkurën, ata në fakt janë folikule të flokëve, dhe nqoftëse nuk vemë diçka sipër kokës sonë, pse duhet të vendosim tek vetullat tona?

2. Përdorni pasqyrën e duhur

Shmangni pasqyrat zmadhuese, paralajmëron Sania. Kjo ndikon në humbjen e perspektivës dhe heqjen e madhe të vetullave pa nevojë.

3. Mos i shkurtoni shumë vetullat me gërshërë

Asesi mos e teproni me shkurtimin e vetullave. Një hark i pabarabartë dhe i prerë shumë, nuk është fare estetik dhe i bukur. Në fakt, shumica e femrave kanë nevojë për shkurtim të tyre, por që të shkurtoni në mënyrë korrekte, mundohuni të shkurtoni apo preni vetëm ato qime që dalin jashtë formës së vetullave.

4. Sigurohuni që vetullat të fillojnë në këndin e duhur

Vetullat duhet të lidhen me urën e sipërme të hundës, thekson Sania. Ndarja e vetullave shumë larg njëra tjetrës i bën tiparet e fytyrës të duken më të gjera.

5. Mos e teproni me mbushjen e tepërt të vetullave

Ju gjithashtu nuk do dëshironit të tejmbushnit vetullat tuaja. Gjithkush i dëshiron ato të plota dhe të guximshme – por disa njerëz e teprojnë me lyerjen me laps, paralajmëron ajo. Unë sugjeroj të shkoni një nuancë më të errët se ngjyra e vetullave tuaja, dhe mos e ekzagjeroni formën e vetullave.

6. Heqja me pincetë është zgjidhja më e mirë

Me plotë fjalë, mos përdorni dyllin si depilim apo metodën me fije. Heqja me pincetë është metoda më e saktë për shkak se ju tërhiqni vetëm një fije qime në një kohë. Secila qime bën dallim në vetulla, andaj duhet me shumë kujdes të hiqni ato për mos të prishur formën origjinale. Me anë të metodës me dyll, mungon saktësia dhe preciziteti si dhe e zgjat lëkurën delikate. Ndërsa metoda me fuije tërheq ato në çdo drejtim, gjë që shkakton thyerjen e qimeve si dhe rritjen nën lëkurë.

7. Investoni në një laps të mirë për vetulla

Preferoj laps për vetulla që ka mjaftueshëm dyll për të mbajtur qimet në vend – pa nevojën e përdorimit të xheleve të ndryshme. Një laps i mirë për vetulla duhet të jape iluzionin e qimeve natyrale – jo të duket si tatuazh artificial, theksoi Sania. Për atë janë dizajnuar edhe tri lloje të ngjyrave për vetulla që me kujdes ti përshtaten ngjyrës së qimeve./kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Travel: Ekskursion njëditor familjar në Kosovë — natyrë, piknik dhe aktivitete të lehta

Udhëzime praktike për një ekskursion njëditor familjar brenda Kosovës: përgatitje, dokumente, dogana, ide për aktivitete të lehta dhe këshilla sigurie.

Këshilla‑shtëpiake: Si të organizoni kuzhinën e vogël për më shumë funksionalitet

Udhëzime praktike për organizim dhe ruajtje në kuzhina të vogla, me theks te siguria ndaj kimikateve dhe masat që reduktojnë rreziqet për familjen.

Pandora: Kujdes i butë për flokët pas ekspozimit në diell dhe nxehtësi

Udhëzime praktike dhe të buta për t’i rikthyer flokët pas ekspozimit në diell dhe vapë, duke u mbështetur në këshillat për freskim, hidratim dhe mbrojtje në ditët e nxehta.

Te‑zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi për familje dhe diasporë në Zvicër

Udhëzues praktik për të organizuar në Zvicër një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi, me fokus te atmosfera, teknika, aktivitetet për familje dhe lidhjet me diasporën.