6 Sjellje të fëmijëve që janë rezultat i gabimeve të prindërve

spot_imgspot_img

Ju mund të përpiqeni që të bindni të tjerët se fëmija juaj është personi më i sjellshëm në botë, por nëse bëni gabime në edukimin e tyre, atëherë këto do të jenë mjaft të dukshme në situata të caktuara.

Bright Side ka vendosur të ndajë me ju disa këshilla të sjelljes dhe edukimit të fëmijëve tuaj.

  1. Shprehia për të ndërprerë të tjerët

Duke thënë “Mos më ndërprit”! nuk funksionon aspak. Mësojeni fëmijën tuaj të presin kur t’iu vijë radha për të folur apo për të bërë ndonjë bisedë çdo ditë, përderisa ju jeni folur me dikë në telefon apo jeni duke ngrënë darkë. Për shembull, para se të telefononi dikë, tregoni fëmijës suaj:

“Tani, unë do të flas në telefon dhe nuk dua që të më ndërpresësh. Do ta përfundoj bisedën kur akrepat e orës të arrijnë këtë numër, në rregull”?!

  1. Fëmija juaj prek sende në dyqan apo insiston blerjen e tyre

Është shumë e rëndësishme që fëmija juaj të mësohet se nuk mund të blejë gjithçka që mund të ekzistojë sepse nuk është nevoja për ta bërë këtë. Fëmijët mendojnë se ju mbledhni gjëra nga dyqani pa ndonjë sistem të duhur, ata thjeshtë nuk e kuptojnë se ju keni një listë të mallrave për të blerë. Pra, duhet ta përgatitni fëmijën tuaj para se të bëni Pazar. Krijoni së bashku një listë të mallrave (vizatoni figura nëse fëmija juaj nuk mund të lexojë akoma). Le të jetë fëmija juaj ëprgjegjës për këtë letër, duke ia bërë me dije se ju po ndjekni listën.

  1. Fëmija juaj nuk thotë fjalë të hijshme

Sa më herët të filloni të mësoni edukimin e fëmijës suaj, aq më mirë. Megjithatë, disa e kuptojnë lehtë, ndërsa të tjerëve iu duhet akoma kohë. Tregojuni fëmijës suaj magjinë e fjalëve të sjellshme, mos bëni asgjë përderisa nuk ju thonë “të lutem”. Thuani ju së pari “përshendetje”, “ditën e mirë” dhe “faleminderit”, në mënyrë që fëmija juaj të mbajë mend fjalët.

  1. Ata nuk dinë kur të ndalojnë

Fëmija e ka të vështirë të kuptojë se ka informacione që nuk duhet ndarë me të tjerët. Ata nuk njohin turpin apo sikletin dhe nuk kanë përvojë në kundërshtimin e fjalëve të gabuara që janë thënë në kohën e gabuar. Prindërit, nga ana tjetër mund ta vuajnë poashtu këtë. Mundohuni të prezantoni konceptin e “sekretit të shtëpisë” që nënkupton se jo të gjitha gjërat mund t’ia thuani njerëzve tjerë.

  1. Ata kanë frikë largimin tuaj

Një fëmijë rritet shumë i frikësuar nga largimi i prindërve të tij kur ata vendosin pengesa mes tyre dhe aktiviteteve të zakonshme. Ata kanë të ngulitur në kokën e tyre, për shembull: “Nëse unë rrëshqas, do të bie ose do të gris rrobat e mia” etj. Ja pse prindërit duhet të lënë fëmiëjt të lirë të shkojnë lirisht në sheshin e lojërave, dhe fëmija sigurisht nuk do të zgjedhë që të mos rrezikojë jetën e tyre për një kënaqësi momentale.

  1. Ata shqetësojnë të rriturit tjerë

Nëse një fëmijë mund të fillojë lehtë një bisedë me një person të panjohur, kjo është shenjë besueshmërie në familje. Megjithatë, kjo mund të nënkuptojë poashtu se fëmija nuk di se të rriturit mund të kenë interesa tjera. Një shembull ilustrues është kur prindërit nuk mund të bëjnë atë që duan apo kanë nevojë, sepse përpiqen të kalojnë tërë kohën me të vegjlit e tyre./kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.

Shoqëria & familja: Kohë cilësore pa telefona — ide praktike për mbrëmje dhe fundjavë

Si të organizoni mbrëmje dhe fundjava pa telefona për të forcuar lidhjet familjare: rregulla të thjeshta, mënyra të mira komunikimi dhe ide konkrete për aktivitete që nxisin dëgjimin dhe kohën cilësore së bashku.