2.8 C
Priština
More

    Cigaret elektronike dhjetë herë më shumë vdekjeprurëse, thonë shkencëtarët!

    spot_imgspot_img

    Shkencëtarët në institutin japonez të Shëndetit Publik konfirmuan zbulimin e tyre se: cigaret elektronike mund të përmbajnë deri në dhjetë here më shumë substance kancerogjene se sa cigaret e zakonshme apo tradicionale.

    Cigaret elektronike funksionojnë me ngrohjen e një lëngu aromatizues që përdoruesit e thithin në formën e avullit, nuk e konsumojnë si cigare , duke e diferencuar nga cigaret me bazë duhani dhe po anashkalojnë shumë nga rregulloret dhe ligjet që zbatohen për to.

    Lëngu që gjendet tek këto cigare elektronike, është zbuluar nga shkencëtarët se përmban jo vetëm nicotine, kemikali i varësisë në duhan, por edhe nivele të larta të karcinogjeneve, të tilla si acetaldehyde dhe formaldehyde, kemikal i gjetur në materialin ndërtues. Karcinogjenet janë substance që shkaktojnë kancer në trupin e njeriut. “Në një pako të cigareve ekipi hulumtues gjeti më shumë se dhjetë herë nivelin karcinogjen se sa tek një cigare e rregullt,” – tha Naoki Kunugita, një nga studiuesit e ministrisë së shëndetësisë së Japonisë.

    Cigaret elektronike, përgjithësisht perceptohen si më të shëndetshme se sa ato të zakonshmet, janë bërë shumë të popullarizuar gjatë viteve të fundit, si në mesin e të rriturve ashtu edhe atyre të rinjve, të cilët shpesh i blejnë pa asnjë pengesë ligjore. Autoritetet shëndetësore amerikane zbuluan, në fillim të këtij viti, se numri i të rinjve të cilët kanë provuar këto lloj cigare është trefishuar në tre vitet e fundit.

    Ligjet farmaceutike zbatohen në cigaret elektronike duke përmbajtur nicotine (ENDS- electronic nicotine delivery systems), por shteti, ashtu sikur shumë vende tjera, nuk e rregullon ligjin për cigare elektronike pa nicotine. “Ju e quani atë cigare elektronike, por ato janë produkte krejtësisht të ndryshme nga duhani i rregullt”, thekson një nga zyrtarët japonez.

    Nga Gushti i kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që qeveria të ndalojë shitjen e cigareve elektronike të miturve, si deh pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, duke cituar për “potencialin e ekzpozimit ndaj nikotinës tek adoleshentët dhe pasojat afatgjata për zhvillimin e trurit”.

    Konstatimet negative shëndetësore duke përfshirë cigaret elektronike janë duke u ndeshur me një vale tërbuese të popullaritetit. Kompanitë e duhanit janë duke blerë me të madhe nga prodhuesit cigare elektronike, duke u përpjekur të fitojnë një terren në një industri tashmë me vlerë prej tre miliardë dollarë në nivel global. Mbështetësit e teknologjisë së re përfitojnë nga terminologjia: mungesa e hulumtimit të gjerë mbi efektet afatgjata shëndetësore të cigareve elektronike, për të cilën studiuesit kanë nevojë për kohë – ndërsa sa i përket cigareve me duhan, ato tashmë janë testuar se shkaktojnë kancer, sëmundje të zemrës dhe sulmeve, duke çuar deri në vdekje shumicën e rasteve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...