7.3 C
Priština
More

    10 sekretet që çdo femër duhet t’i dijë para blerjes online

    spot_imgspot_img

    Nuk ka asgjë më irrituese se sa të bleni diçka online dhe në fund të kuptoni se veshja nuk ju përshtatet në trup. Ose, edhe më keq nëse tentoni të bëni sërish porosinë duke zgjedhur madhësi tjetër, dhe në fund fare, të kuptoni se ajo porosi veçmë është shitur. Problem është se ju edhe nëse e dini masën tuaj, disa brende kanë kanë madhësi paksa më ndryshe si dhe faqet komerciale gjithmonë tentojnë t’i paraqesin sa më të përshtatshme për syrin e blerësit, se sa janë realisht. Megjithatë, ekzistojnë disa triqe ku mund t’ju ndihmojnë ta tejkaloni zhgënjimin tuaj nga blerja online.

    Lexoni shënimet për madhësinë
    Shumica e webfaqeve ofrojnë shënime rreth madhësisë së rrobave, sa i gjatë është modeli, çfarë madhësie ka, dimenzionet e belit dhe të krahërorit, të cilat mund të jenë shumë të dobishme për ta kuptuar se sa ju përshtatet ai model juve. Nëse jeni më e shkurtër se sa modeli që ju ofrohet, atëherë do të dini se ajo veshje do ju vie pak më e gjatë. Nëse jeni më e gjatë, padyshim që çdo gjë do t’ju vijë më e shkurtër.

    Bleni të njejtën gjë me madhësi të ndryshme
    T’i ktheni gjërat e blera mund të jetë bezdisëse, por mundësia e ofertës për transport falas dhe kthimin e porosisë, është diçka që mund t’ju leverdisë. Vetëm mbani mend se do ju duhet më shumë kohë t’i ktheni paratë e kredituara nga një kartelë debit se sa një kartelë kredit.

    Shmangni modelet që kanë qepje apo prerje deri nën gjinjtë tuaj
    Në përjashtim të rasteve ku femrat kanë trup plotësisht të sheshtë, përndryshe këto lloj modele nuk ju ofrojnë linjë të mirë trupore, madje do ju shkurtojnë edhe më keq.

    Mbështetuni në pëlhura më të trasha
    Pëlhurat e holla nuk janë shumë premtuese, sidomos kur bëhet fjalë për linja trupore më të trasha.  Janë paksa më problematike në përshtatje, madje edhe nëse arrijnë të hyjnë në to, mund të mos duken bukur.

    Kur të bleni syze dielli, zgjedhni korrnizat që i përshtaten forms suaj të fytyrës
    Syzet e diellit me korrniza rrethore, nuk janë model për fytyra të rrumbullakëta, andaj duhet të zgjedhni me kujdes modelin më të përshtatshëm. Nëse keni fytyrë të rrumbullakët, në përgjithësi do t’ju shkojnë syzet me formë këndore, dhe nëse keni fytyrë këndore zgjidhja më e mirë do të ishte korrniza me formë rrehtore. Me një fjalë, gjithçka ka të bëjë në lidhje me balancin. Për fat të mire, shumica e këtyre faqeve lejojnë të zgjedhni modelet në bazë të forms së fytyrës suaj, kështuqë ju nuk do të përfundoni në syze që nuk ju ngjajnë për fytyre.

    Zgjedhni  gjëra që nuk janë fikse, por që mund të zgjerohen dhe rregullohen sipas formës suaj të trupit
    Materialet që kanë shtrirje apo janë më elastike mund t’ju përshtaten më shumë se sa ato që janë të thurrura. Gjithmonë zgjedhni gjëra që mund të jenë më praktike, si për shembull, sandalet që janë me rrypa apo me kopsë, shumë më lehtë mund t’ia përshtatni madhësisë së këmbës, apo ndonjë fustan me shirit rregullues dhe lëvizës se sa ndonjë të llojit me shirita fikse.

    Mos zgjedhni modele më të mëdha se forma e trupit tuaj
    Në teori duket si një ide e mire, mirëpo nëqoftëse gjërat ju rrijnë shumë të mëdha dhe të lira, sigurisht që nuk do dëshironit ta veshni. Përveç kësaj, linjat tuaja trupore nuk janë edhe aq të plota sa të zgjedhni madhësi ekstreme, gjithsesi edhe siluetat më të formuara të femrave kanë më tepër hapësirë saqë ju mendoni.

    Zgjedhni modele që reflektojnë formën natyrore të trupit tuaj
    Një fustan që ndjek formën natyrore të trupit tuaj ka më shumë gjasa të përshtatet dhe të kërkojë sa më pak ndryshime. Kjo do të thotë, se nëse jeni më e shkurtë në pjesën e sipërme të trupit se sa poshtë belit, ndoshta do t’ju rrijnë më shumë modele me A – linjë trupore. Nëse jeni më e formuar kah vithet, do t’ju shkojnë modele që janë adekuate për ije më të zgjeruara. Nuk do të thotë se format tjera nuk mund t’ju shkojnë por është vështirë të dini se a ju përshtaten, pa i parë dhe provuar ato.

    Inkuadroni rrobaqepësin në blerjet tuaja
    Kjo është vecanërisht e rëndësishme në qoftëse jeni më të zhvilluara në pjesën e sipërme të trupit se sa poshtë (ose e kundërta). Shumica inkuadrojnë rrobaqepës të aftë dhe të përkryer që mund të kujdesen 90%  në nevojat tuaja me një çmim shumë të arsyeshëm.

    Zgjedhni modele që janë të thjeshta për t’u qepur
    Qepja mund të kushtojë vërtetë shtrenjtë, posaçërisht nëse rrobaqepësi duhet të marrë masat dhe dimenzionet trupore dhe të bëjë sërish prerjet në mënyrëindividuale. Një model i lehtë, me prerje të thjeshtë dhe me një zinxhir në shpinë, mund të jetë shumë më i lehtë për t’u qepur se sa një model i komplikuar me lloj lloj dizajne të dhe zinxhirë anësorë të fshehuara. Mëngët dhe supet janë gjithashtu shumë vështirë për t’u rregulluar./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...