4.4 C
Priština
More

    6 femra shpërndanë dietat të cilat kurrë nuk do t’i provonin sërish!

    spot_imgspot_img

    Ju mund të mësoni shumë nga përvojat e tyre të shumta

    Nëse statusi juaj i marrëdhënies me dieta bën pjesë në kategorinë „është e komplikuar“, ju nuk jeni i vetëm. Shumë njerëz janë ‘herë-on herë-off’ me planet kufizuese të të ushqyerit. Dhe meqë yo-yo dietat ndonjëherë mund të ju ndihmojnë të humbni peshë në afat të shkurtër, pra, ka një arsye ti referoheni yo-yo dietave.

    Për të qenë real, gjërat ndikojnë ndryshe te njerëz të ndryshëm. Por, para se të torturosh veten me planin e gabuar për ju, gjeni se pse këto gra kanë provuar dieta të caktuara dhe pastaj menjëherë vendosën t’i braktisin – për mirë. Ju mund të shpëtoni veten nga zgjedhja e rrugës së gabuar për humbje peshe që nuk përshtatet me stilin e jetës tuaj dhe personalitetin.

    Duke numëruar kaloritë

    „Kohë të gjatë, kam numëruar kaloritë gjatë përpjekjeve për të humbur peshë. Mendova nëse konsumoj më pak se 1200 kalori, do të humbë kilogramët shtesë. Por, në fund, meqë kam ngrënë gjëra të gabuara përfundoja e uritur natën vonë dhe nuk kisha energji të mjaftueshme për ta kaluar ditën. Kur zbulova Whole30, gjeta se unë mund të ha sa më shumë nga ushqimet e lejuara që dëshiroja, pa u brengosur për konsumimin tim të kalorive. Pas 30 ditë me Whole30, kam filluar të ha pastër 80% të kohës dhe gjatë 20 përqindshit të mbetur të ha çdo gjë që dua. Kjo strategji më ka ndihmuar të humbas 12 kilogram për 18 muaj”! – Lindsay, 28

    Mbikqyerja e peshës

    „Unë kam qenë në Weight Watchers disa herë. Ndonjëherë funksiononte për mua, por herë tjera jo. Funksiononte për mua, kur i lejoja programit të konsumojë jetën time. Isha e fokusuar plotësisht në arritjen e qëllimit gjatë tërë kohës. Unë gjithashtu bëja shumë ushtrime për ta arritur çdo “fshehtësi“. Unë nuk mendoj se humbja e peshës është me vlerë nëse i krijon jetës tënde një ves të tillë. Më e mira që kam gjetur se funksionon është të ushqyerit intuitiv (sipas ndjenjave). Kam mësuar se çfarë është uria dhe çfarë ndjenje është. Gjithashtu e kam pranuar edhe peshën time si normale në vend që gjithmonë të mendoj për dobësim. Për mua, ndryshimet e mënyrës së jetesës janë mënyra e vetme për të ecur. “ – Shari, 30

    21-ditë detoksifikim të sheqerit

    „Unë provova një dietë pa sheqer, e cila eliminonte sheqerin e tepërt, frutat dhe perimet pluhur. Ishte e tmerrshme ndjeva një mungesë të plotë të energjisë (lexo: e dobët dhe e plogësht) dhe isha gjithmonë e uritur. Kam humbur gjashtë kilogramë, por u dobësova shpejt. Për mua, konsumimi i ushqimeve të shëndetshme, duke përfshirë të gjitha llojet e perimeve dhe frutave, si dhe kombinimin me stërvitjet e mia është plani më i mirë. Tani, unë ha çdo tri orë dhe bëj tri seanca stërvitje në javë: një për zemrën, një trajnim për peshë dhe një yoga. Unë kam humbur 6 kilogramë për 28 ditë dhe kurrë nuk jam e uritur“. – Christina, 33

    Dieta e Atkinsit

    „Kam humbur 5 deri 8 kilogram me dietë me karbohidrate të dobëta, por ishte e vështirë për ta mbajtur. Ju nuk guxoni të konsumoni sheqer apo bukë, kështu që mund të bëhet e ndërlikuar kur jeni në lëvizje. Në mënyrë të pashmangshme e riktheva përsëri të gjithë peshën e humbur – dhe ca më shumë! E vetmja gjë që ka funksionuar te unë është ngrënia e gjërave në sasi të caktuar. Nëse kam ngrënë diçka që nuk është super e shëndetshme, atëherë kujdesem ta bëj në vaktin tim të ardhshëm“. – Vicky, 32

    ‘Whole30’

    „Isha vërtetë e nxitur për të filluar Whole30, sepse kam shumë miq të cilët kanë pasur sukses me të. Por meqë unë udhëtoj shumë për në punë, ajo nuk ishte e përshtatshme. Kam arritur ti qëndroj planit, por kjo nënkupton ushqim të dobët, gjë që nuk është qëllimi. Kam humbur katër kilogramë, por me udhëtimin tim të ardhshëm të punës i kam fituar ato përsëri. Tani do të përpiqem për të ruajtur disa nga parimet kryesore, të jam e ndërgjegjshme për sheqernat e shtuar dhe karbohidratet, por nuk do të shkëpusë asnjë grup të ushqimit“. – Elyse, 31

    DIY Juice Cleanse (Pastrimi me lëngje)

    „Pas një fundjave me kënaqësi të tepruar ndaj ushqimeve italiane, kam filluar një pastrim me lëngje tre-ditorë, i përbërë nga pesë deri në gjashtë lëngje në ditë. Isha e sigurt se ishte një përzierje e mirë e perimeve për balancimin e sheqerit nga frutat dhe duke përfshirë një lëng në ditë që kishte për bazë arra si proteina shtesë. E vetmja gjë tjetër që i kam lejuar vetes ishte çaji bimor dhe uji. E leja veten të më marrë shumë uria – nganjëherë për shkak se nuk i kisha të përgatitura me kohë të gjitha lëngjet e mia – ashtuqë u shëndrrova totalisht në zombi. Kisha aq pak energji sa nuk mund të veproja apo të shkoj në punë. Madje edhe shoqërimi me më shumë se një person ishte torturë. Në fund, kam humbur rreth 3,5 kilogram për tre ditë, që nuk ishte e shëndetshme apo praktike. Tani po përpiqem të qëndroj në opsionet e ushqimit të shëndetshëm dhe të kontrollojë porcionet e mia. “ – Talia, 30/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...