16.7 C
Priština
More

    50 gjëra të rrezikshme të cilat fëmijët tuaj duhet patjetër t’i përjetojnë: Mësoni ata me jetën!

    spot_imgspot_img

    Rreziku është diçka që fëmijët duhet dhe duan ta kalojnë deshët ju apo jo, ose është më mirë që ju vet t’i shpjegoni disa nga gjërat e rrezikshme dhe t’i mësoni jetën në vend që t’i thoni: Mos e bëj këtë, kjo është e rrezikshme!

    “Mos këtë”, “Mos atë”, “Mos hyp në pemë”, “Kujdes mos rrëzohesh”, “Mos e fut atë në gojë, do ta gëlltisësh”, “Atë që po bën është e rrezikshme”, janë vetëm disa nga fjalitë që prindërit çdo ditë me dhjetra herë i thonë fëmijëve të tyre.

    Për këtë, fjalitë e tilla i kanë inspiruar autorët për të shkruar librin “50 gjëra të cilat duhet t’i lejoni fëmijët tuaj t’i bëjnë”. Vërtetë, e kanë refuzuar 16 shtëpi botuese nga frika e denoncimeve të prindërve, por autorët nuk u dorëzuan dhe librin filluan ta botojnë sipas porosisë. Së shpejti, libri u bë njëri nga më të shiturit në Amazon.

    Krijuesit ideorë të librit konsiderojnë se me atë që fëmijëve i lejojmë të përballen me gjërat e rrezikshme, ju mundësojmë ta zhvillojnë kreativitetin, të mësojnë zgjidhjen e problemeve dhe njëkohësisht të shijojnë pak nga argëtimi i vjetër i mirë. Autorët kanë dashur që prindërve t’i tregojnë se duhet të kujtohen se edhe ata kanë qenë fëmijë që kanë bërë gjëra të njëjta.

    Disa nga propozimet janë vetëm ngjitje në pemë, ndërsa disa janë pak më tërheqëse dhe janë të destinuara vetëm për fëmijë më të moshuar.

    Në libër pranë çdo propozimi është dhënë edhe udhëzimi përkatës si dhe paralajmërimi për rreziqet potenciale. Po japim listën komplete të aktiviteteve të rrezikshme të propozuara nga autorët.

    1. Të lëpij baterinë prej 9 voltësh (dhe të zbulojë shijen e elektricitetit)

    2. Të luaj jashtë në stuhi (dhe të ndjejë afërsinë me natyrën)

    3. Të trajnojë rrotullimin ‘para’në mënyrë perfekte (para se t’ia ndalojë shkolla)

    4. Të puthet në faqe gjatë përshëndetjes (si françezët)

    5. Të nxjerrë dorën nga dritarja e makinës gjatë vozitjes (dhe të ndjejë rrymën e ajrit, sikurse shpezët)

    6. Të ngul gozhda (dhe të zotojë shkathtësinë e të goditurit të sendeve me çekan)

    7. Të provojë të vozit makinën nga prehëri juaj (dhe të marrë kontrollin e 2.5 tonelatave të metalit)

    8. Të hedh shtizën (dhe aktivizojë mekanizmin e lindur në tru)

    9. Të krijojë bombë nga uthulla dhe soda bikarbonike në qese (të mësojë se si sendet eksplodojnë)

    10. Të luaj dhe eksperimentojë me fshesën e korentit (dhe të marrë ndjesinë e thithjes për tërë jetën)

    11. Të hedh gurë (dhe të ringjallë instinktet e tij primitive)

    12. Të luaj me akullin e thatë (sepse, a ka diçka më të ftohtë se akulli)

    13. Të vlojë ujin në një gotë kartoni (dhe zbulojë se si reagojnë elementet e papërshtatshëm)

    14. Të fus gjëra të çuditshme në “mikro-valë” (dhe eksperimentojë me valët elektromagnetike në kuzhinë)

    15. Të gjuaj gjësende nga makina në lëvizje (dhe të luaj me shpejtësinë, gravitacionin dhe rrezistencën e ajrit)

    16. Të rrëzohet nga vendet e larta (dhe mësojë kërcimin e parashutistit)

    17. Të ndezë sende me llupë-xham zmadhues (dhe zotërojë energjinë diellore)

    18. Të ecë në këmbë prej shkollës në shtëpi (dhe të mos ndjehet fëmijë i tejmbrojtur)

    19. Të ngjitet në çati (meqë ajo-‘çatia’ është atje)

    20. Që t’i shtypë monedhat në binarët e hekurudhës (dhe shfrytëzojë forcën e lokomotivës)

    21. Të kalojë një orë të tërë me sy të lidhur (dhe shiqojë botën symbyllur)

    22. Të shtrembërojë çelikun (dhe përdorë forcën e zjarrit për formësimin e metalit)

    23. Të thyej qelqin (për t’u liruar nga dëshira për të)

    24. Të konstruktojë fluturaken e tij (të bëj tullumbace-balon fluturues përmes tharëses së flokëve)

    25. Të shiqojë diellin përmes qelqit të errësuar (dhe vëzhgojë dritë më të fortë se për syrin e lirë)

    26. Të luftojë me shpata (në stil teatral dhe filmik)

    27. Të bëj llastiqe (dhe kështu të krijojë veglën e tij primitive)

    28. Të hip në pemë (dhe të përfitojë nga gishtërinjtë e tij)

    29. Të dalë në rrugë (dhe t’i argëtojë njerëzit për argëtim dhe përfitim)

    30. Të ndërtojë pendë në një rrjedhë (dhe përkohësisht të ndërrojë rrjedhën e historisë)

    31. Të hyj nën tokë (dhe të njohë botën nën sipërfaqe)

    32. Të ndërrojë gomën e makinës (dhe të aftësohet për pavarsi në rrugë)

    33. Të zhytet në kontejner (dhe shpëtojë diçka të vlefshme që do të përfundonte në plehra)

    34. Të çmontojë ndonjë pajisje (dhe zbulojë të fshehtat e saj)

    35. Ta vizitojë deponinë (dhe kuptojë se kur ikin plehrat nga shtëpia)

    36. T’i ‘helmojë’ shokët (me biskota të kripura)

    37. Ta drejtojë fluturaken në erëra të forta (dhe të zbulojë kufijtë e saj të qëndrueshmërisë)

    38. Të mësojë të ec mbi litar (dhe zhvillojë ndjenjën e drejtëpeshimit)

    39. Që të ziej diçka në makinën e enëve (dhe të zbulojë mundësitë e fshehta të aparateve shtëpiake)

    40. Të gjejë kosheren e bletëve (dhe të përjetojë takimin e afërt me një specie të insekteve të rrezikshme)

    41. Të vozitet me transport publik (dhe të bëhet navigator i vetëvetes)

    42. Ta zhduk librin e recetave (dhe të bëhet krijues i pavarur recetash)

    43. Të grryej drurin (dhe të mësojë artin e gdhendjes me thikë)

     

    44. Të ndërtojë kolovajzë prej litari (dhe fatin e gjymtyrëve të tij t’ia besojë punës së tij të dorës)

    45. Të luaj me zjarrin (dhe kontrollojë forcën më të madhe në natyrë)

    46. T’i kapë dy gishtat me‘superngjitës’(dhe ndjejë se si duket jeta pa gishta)

    47. Të shkriej qelqin (dhe të zbutë të nxehtin ekstrem të zjarrit)

    48. Të bëj që shishja të shpërthejë në frigorifer-ngrirës (veprim pak më i kujdesshëm)

    49. Të kalojë natën jashtë (dhe të përballet me frigën e errësirës)

    50. Projekti që do ta sajoni vet

    Qëllimi i këtij libri është se fëmijët nuk duhet t’i mbani nën “zile të qelqit”. Mirëpo, nëse mendoni se ndonjë nga këto gjëra nuk i shërbejnë në jetë, mos ia cekni fëmijëve. Por gjithsesi njihuni me ato, nëse rastësisht i keni lejuar vetes t’i harroni të gjitha rreziqet që qarkullojnë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...