Femra e dytë më e rëndësishme në një dasmë është nëna e nuses. Seriozisht, ajo gjithashtu është një “e ftuar nderi” dhe kjo është arsyeja pse ajo ulet në ulësen kyçe në rradhën e parë të dasmoreve. Por, së bashku me nderin vje edhe përgjegjësia. Para së gjithash, ju duhet të përgatiteni për të bërë pesë gjërat e mëposhtme.

1. Ta menaxhoni familjen.

Nëse ju e dini se disa nga familjarët e nusës mund të ngrenë nervat vajzës suaj, insistoni që ajo mos të përfshijë ato në çdo gjë në ditën e dasmës. Ajo ka nevojë për kohë dhe hapësirë që të përgatitet pa ndonjë dramë apo stress. Bëhuni udhëheqësja e bijës suaj dhe mbani ujqit afër jush deri sa ajo të martohet.

2. Angazhoni edhe meshkujt.

Kjo përfshin edhe burrin tuaj, si babai i nuses. Edhe nëse jeni të divorcuar, përpiquni ta mabni afër vetes që ta gëzoni vajzën tuaj. Angazhohuni edhe me nënën e dhëndrit për tu siguruar se djali i saj është i veshur në rregull dhe gati për të shkuar në kohën e caktuar, në mënyrë që nusja mos të shqetësohet fare.

3. Sigurohuni që të ketë ushqim në ahengun e dasmës.

Mysafirët do të pijnë pandalë pije të ndryshme po edhe alkoolike, andaj sigurohuni që ata të marrin ndonjë gjë për të ngrënë pasi me stomakun bosh shumë lehtë do të mund të dehen. Nuk është e hijshme që në ditën e dasmës para ceremonies të ndodhin probleme anësore. Planifikoni nga më herët me vajzën tuaj që të ketë mjaftueshëm ushqim dhe pije të lehta në dispozicion për femrat, në mënyrë që ato të fusin diçka në stomakun e tyre.

4. Sinkronizoni së bashku mendimet.

Mos sjell dy modele fustanesh dhe të kërkoni nga vajza juaj cilën të vishni në minutëne fundit. Ajo nuk ka nevojë për këtë sfidë shtesë mendore. Dhurata më e madhe që ju mund ti bëni asaj është që të jeni e organizuar dhe e gatshme, kështuqë nëse nusja ka ndonjë kërkesë apo ndihmë shtesë, ju të jeni veçmë të veshura dhe të gatshme për veprim.

5. Bëhuni zëri i arsyes.

Nëse diçka shkon keq, qëndroni e qetë për ta korrigjuar atë. Gjërat mund të shkojnë keq ndonjëherë, dhe si nënë e nuses që jeni, disa prej tyre vijnë si pasojë e mos vëmendjes suaj. problemi është se ka disa gjëra që nuk mund të jenë fikse – të tilla si shpërndarësi i luleve të dërgojë në kohë të gabuar pak para ceremonisë lulet e porositura. Në vend që të mërziteni për këtë, bindeni vajzën tuaj se sa detaj i parëndësishëm është dhe se nuk ndikon aspak në vazhdimësinë e ceremonies së dasmës. Minimizoni problemet dhe ndihmojeni nusen të fokusohet vetëm në gjërat e mira rreth saj.

Gjëja më e rëndësishme që nëna e nuses mund të bëjë në ditën e dasmës së vajzës së saj është që të jetë vetëm e pranishme pranë saj, plotësisht dhe me tërë vullnetin e saj. Fundja, ju jeni nëna e saj dhe ajo ka nevojë më shumë se kurrë për ju.

kosovarja.ch