2.8 C
Priština
More

    5 gjëra që nuk duhet t’ia thoni një femre

    spot_imgspot_img

    Me sa meshkuj keni shkuar në shtrat?

    Ndaloni. A dëshironi me të vërtetë të dini përgjigjen e kësaj pyetje? Apo kjo do të venit përgjithmonë ëndrrat tuaja të kahmotshme? Me siguri që po. Është më mirë të mos e bëni. Para së gjithash, ju do të dukeni i pasigurt përsëri, veçanërisht nëse kërkoni këtë të drejtë në fillim të lidhjes suaj, dhe shumica e meshkujve e bëjnë këtë! Megjithatë, nëse ajo ju bën këtë pyetje së pari, megjithëse ju do të dëshironit ta pyesni, MOS E BËNI. Sepse nuk do të kishit dashur që ju të filloni këtë bisedë, ajo ju shpie në pyetje rreth seksit. Pastaj ju do ti kërkoni se çka ka bërë më detajisht, dhe në fund do të pendoheni pse e keni bërë këtë pyetje!

    Të nënkuptoni një takim të ardhshëm

    Nëse ju dilni me një femër për herë të parë dhe filloni të flisni për diçka që ajo dëshiron ta bëjë apo ndonjë lloj ushqimi që ajo preferon, shpesh herë meshkujt e përdorin këtë si një mundësi për të caktuar një takim të ardhshëm. Si psh. nëse ajo ju thotë se pëlqen ushqimin Italian, ju do t’ia ktheni: “Oh po, edhe mua më pëlqen dhe di një vend ku servohet ky lloj ushqimi dhe do të ta tregoj ndonjë ditë”! Kjo mund të tingëllojë mirë në teori, por ajo që aktualisht jeni duke bërë është se ju po i thuani se e pëlqeni shumë dhe dëshironi të jeni përgjithmonë me të, gjë që ju bën të tingëlloni të dëshpëruar përsëri dhe kështu ajo do të fitojë betejën.

    Do të thërras më vonë

    Të gjithë e bëjmë këtë, por nuk e kuptojmë dëmin që po shkaktojmë? Ju mund të mendoni se është një ide e mirë për t’i dhënë fund një bisede duke thënë do të thërras më vonë, që është krejtsisht në rregull për gjithë të tjerët përveç femrës! Ajo çfarë keni bërë tani është se keni shkatërruar shanset e saj për t’ju lajmëruar në mes të asaj kohe, sepse teknikisht ju keni marrë përgjegjësinë duke thënë se “unë do të thërras më vonë”, kështuqë nëse ajo përpiqet t’ju lajmërojë tani, padyshim që do të ndjehet e dëshpëruar.

    Mos thuani asgjë të keqe për shokët e saj

    Nuk ka asgjë më shumë që mund të urrejë një femër se sa kur filloni të flisni për miqtë e saj meshkuj, ose kur filloni të kritikoni ata, sidomos nëse nuk i njihni mirë sa duhet apo kurrë nuk i keni takuar ata! Femrat pëlqejnë meshkuj të besueshëm, dhe kur ju filloni të bëheni xheloz për shokët e saj, është më mirë të mbani gojën mbyllur. Asnjë mashkull nuk e pëlqen këtë, e dijmë të gjithë, por besoni se ësht diçka që duhet ta bëni. Bëhuni të besueshëm, dhe nëse nuk jeni xheloz, ajo do të ju dojë edhe më shumë!

    Asnjëherë mos i thuani një femre të qetësohet

    A e kuptoni se çfarë keni bërë? Ju thjeshtë keni shpallur luftë apo kaos botëror. Kur një mashkull i thotë një femre të pushojë së foluri apo të qetësohet, zakonisht në mes diçkaje që ajo është duke u shprehur, kjo absolutisht do të ngrejë nervat e saj. Kurdoherë që e thuani këtë, zakonisht kjo ka efekt të kundërt./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...