Si të ndaloni zvarritjen e gjërave deri për nesër

spot_imgspot_img

Arsyet e zvarritjes

Tendenca që të lini gjërat për nesër mund të ndodh në rrafshe të ndryshme: atë profesional, ditor dhe emocional. Që t`a ndaloni, ju duhet se nga e ka prejardhjen. Përkundër besimit të zakonshëm, zvarritja është e lidhur me dembelinë, por shpesh është edhe një formë e ankthit.

Frika nga dështimi. Ballafaqimi me vendimmarrje, projekte dhe detyra, mund të na bëjë të ndjehemi jokompetentë, të frigohemi nga dështmi dhe kritikat. Andaj ndonjëherë është mirë mos të veproni.

Perfeksionizmi. Qoftë nëse organizoni aheng apo mbledhje në punë, nëse çdo gjë duhet të jetë perfekte, edhe gjërat më të imëta mund të ju ngulfasin.

Frika nga suksesi. Kjo gjë mund të duket ironike, mirëpo arritja e fpërundimit të ndonjë detyre mund të shkaktojë panik tek disa persona që janë të friguar dhe të shqetësuar pasi të përfundojë gjithçka, si dhe tek personat hiperaktivë.

Si të ndaloni gjithçka

-Keni besim në vete. Zvarritja zakonisht lidhet me mungesën e vetëbesimit dhe sigurinë në aftësitë e juajam andaj është e rëndësishme të punoni në vetveten, vetëm apo me ndihmën e psikologut.

-Menaxhoni kohën më mirë. Ora është armiku juaj më i madh! Bëni një listë të gjërave që duhet t`i bëni, filloni me 3-4 gjëra në ditë pasiqë shumë gjëra në listë vetëm do ju stresojnë dhe do e braktisni misionin.

-Shmanguni nga shpërqëndrimet. është çmenduri se si gjejmë një ton arsyetimesh se pse nuk mund të kryhet një punë. Identifikoni këto shpërqëndrime dhe largohuni nga ato, provoni të çkyçeni nga bota e jashtme duke e fikur celularin, dhe koncentrohuni tërësisht në detyrë.

-Projektoni veten. Paramendoni ndjesinë disa minutëshe pasi të përfundoni projektin, kjo gjë do ju motivojë që të arrinë përfundimin më shpejtë dhe më mirë./kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.

Horoskopi i ditës (argëtim) 19.09.2026 — 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie

Horoskopi argëtues i ditës për 19 shtator 2026: një përmbledhje e shpejtë për dashuri, punë dhe mirëqenie për çdo shenjë. Lexoni më poshtë për sugjerime të përgjithshme dhe ide të thjeshta argëtuese.