15.8 C
Priština
More

    Sa shpesh i bëni kontroll gjoksit tuaj? Ja 15 këshillat se si të kontrolloni gjoksin.

    spot_imgspot_img

    Të kuptoni “normalen” tuaj dhe rregullisht të kontrolloni gjoksin, është një gjë e rëndësishme në zbulimin e kancerit në fazën fillestare të tij. Përafërsisht 20 përqind të kancerit të gjirit janë raste të zbuluara nga kontrollimet fizike në vend se nga mamogrami, andaj kontrollet e rregullta të gjinjve janë mënyrë e rëndësishme për të dalluar ndryshimet e mundshme apo simptomat.

    Një vetë-kontroll është mënyrë e lehtë por e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin tuaj, është e thjeshtë si 1,2,3.

    Prekja e gjinjve. A ndjeni diçka të pazakontë?

    Shikoni për ndryshime. A ka ndonjë ndryshim në formë apo ngjyrë?

    Konsultohu për gjithçka të pazakontë me mjekun.

    1. Shikoni për gunga

    Ndoshta nuk mund të shihen por mund të ndjehen me prekje. Shumica e gungave nuk janë kancerogjene, gunga mund të jetë indikator i kancerit të gjirit dhe i shumë rrethanave tjera të parrëzikshme. Gungat e gjirit meritojnë kujdes mjekësor, nëse e gjeni një të tillë- kontrollohuni. 

    1. Ngjyra e lëkurës mund të ndryshojë dhe të bëhet e groposur apo e rrudhosur

    Kjo gjë është e njohur sikur “pamja e lëvozhgës së portokallit”, e rrudhosur me gropa. Kjo gjë zakonisht shoqërohet me ënjtje dhe skuqje që është indikator i nxitjes së kancerit të gjirit, mirëpo mund të ndodh si pasojë e infeksionit apo ndezjes së gjirit. Gjithsesi duhet të shkoni tek mjeku.

    1. Pamja apo drejtimi i thimthave mund të ndryshojë 
    1. Shkarkim nga thimtha juaj

    Duhet të dini çfarë është normale për ju. A ju erdhi shkarkimi papritmas? Shtatëzënia apo ushqyerja me gji janë shpjegimi më i mirë për shkarkimin e gjirit mirëpo me moshë bëhet zgjerimi i kanaleve dhe shkarkimi mund të jetë normal pas moshës 40. Çfarëdo shkarkimi të keni duhet të kosultoheni me mjekun, menjëherë.

    1. Trashje e pazakontë që nuk humb 
    1. Ndryshim në madhësi dhe formë

    Duhet të siguroheni se gjinjtë tuaj janë në formën, madhësinë dhe ngjyrën e zakonshme. Gjithashtu kontrolloni nëse gjinjtë tuaj janë të madhësisë së njejtë, nëse shihni ndonjë ndryshim vizitoni mjekun. Mos harroni të kontrolloni edhe pjesën e sipërme të gjoksit si dhe nënsqetullat.

    1. Gjeni një pozitë në të cilën jeni komfort

    Rekomandohet shtrirja para me krahët në ije e më pas të qëndroni drejtë me krahët mbi kokë. Sa më shumë që e përsëritni këtë lëvizje, aq më mirë do njiheni me gjinjtë e juaj, që do ju bëjë t`i dalloni ndryshimet më lehtë.

    1. Njihuni me faktet

    Mos e humbni mundësinë të kontrolloheni. Edhepse mamografia nënkupton ti nënshtroheni një niveli të caktuar të radiacionit, dobia e saj e kalon rrezikun. Niveli i radiacionit është i njejtë me një fluturim në dy drejtime nga Londra në Australi. 

    1. Dremisni më shpesh

    Të bëni gjum të mjaftueshëm e redukton rrezikun e kancerit, është një nga faktorët pse punëtoret që nuk bëjnë gjum mund të zhvillojnë kancer të gjirit.

    1. Ndryshoni rutinën tuaj

    Gjatë kontrollit, ndryshoni pozitën tuaj të trupit duke u shtrirë në kurriz, duke u zgjatur para apo duke qëndruar në këmbë. Ashtu do të kontrolloni çdo skaj të gjirit tuaj.

    1. Kontrolli i lindjes

    Konsumimi i hormoneve siç është HRT apo kontraceptivët oralë, mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit. Sa më gjatë që i konsumoni këto kimikate aq më tepër rrezik keni të zhvilloni kancer.

    1. Duhet të dini “kur”

    Duhet të krijoni shprehi të kontrollit të gjinjve së paku një herë në muaj. Kjo do ju bëjë të njihni më mirë gjinjtë tuaj dhe mënyrën normale të pamjes së tyre. është mirë të shkarkoni ndonjë aplikacion që ju drejton rreth lëvizjeve të duarve gjatë kontrollit si dhe ju lajmëron për kohën e kontrollit të ardhshëm. 

    1. Zvogëloni rrezikun

    Mund të bëni shumë gjëra që të zvogëloni rrezikun si p.sh humbja e peshës, zvogëlimi i konsumit të yndyrës, ushtrimet e rregullta, zvogëlimi i konsumit të alkoolit dhe ndalimi i pirjes së duhanit.

    1. Kontrolloni ato nën dush

    Shumë femra e gjejnë këtë teknikë si të dobishme gjatë vetë-kontrollit. Ndonjëherë është më mirë të kontrolloni gjinjtë kur janë të lagura dhe të rrëshqitshme.

    1. Mbajeni mend, minutat që i harxhoni gjatë kontrollit mund t`ua shpëtojnë jetën!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...