5 fakte neveritëse për dhomat e veshjes

spot_imgspot_img

Shumica e njerëzve bllokojnë dhomat e veshjes duke provuar rroba sidomos gjatë sezonit të bikinive, por siç rezulton ka edhe një numër arsyesh tjera që duhet të jeni të kujdesshëm derisa provoni rroba në duqanin tuaj të preferuar. Siç rezulton, ka shumë fakte të mëdha për garderobierët, dhe përveç se ndani një dhomë të përbashkët me një numër të madh njerëzish, ekziston edhe çështja e sanitarisë, dhe hëren tjetër që do dëshironit të provonit diçka duhet të bëni kujdes.

Nga bakteriet e shumta e deri te sëmundjet ngjitëse, madje edhe ato seksuale, ju mund të tmerroheni se çfarë mund të ketë në një dhomë të veshjes. Lexoni disa nga faktet neveritëse gjatë përpjekjes për të provuar rroba dhe si ti shmangni ato.

  1. Shumica e bakterieve nuk jetojnë në dhomat e veshjeve

Ndoshta do të liroheni nëse jut hemi se shumica e bakterieve nuk jetojnë nëpër garderobiere, por fatkeqësisht kjo është për shkak se ato jetojnë në rrobat që ju provoni, sipas një raporti nga CNN. Qelizat e lëkurës dhe djersa bashkangjiten në brendësi të rrobave gjatë përpjekjes për ti provuar ato, kështuqë, nëse është e mundur, sigurohuni që të veshni diçka nën të, që mos të vini në kontakt direct me rrobat e provuara.

  1. Bakteria mund të hyjë përmes prerjeve të vogla të lëkurës apo plagëve

Nëse keni një prerje të vogël ose një gërrvishtje gjatë rruajtjes së këmbëve, do të jeni më të prirur ndaj infeksionit ose sëmundjeve kur provoni rroba në garderobier. Sigurohuni që të mbuloni me ndonjë fashë vendin e lënduar para se të provoni diçka.

  1. Dhomat e veshjes mund të përhapin sëmundjet ngjitëse seksuale

Nëse tentoni të provoni ndonjë bikini në ndonjë garderobier, duhet të keni kujdes që pëlhura e tyre të mos prek gjenitalet tuaja, pasiqë ato i kanë provuar edhe shumë persona tjerë, madje edhe nëse përmabn ngjitësin mbrojtës plastik. Kjo mund të transmetojë bakteriet fekale dhe viruset si herpes në trupin tuaj lakuriq. Ekspertët rekomandojnë të provoni rroba banjot mbi të brendshmet tuaja.

  1. Këpucët mund të bartin bakterie në këmbë

Kur provoni një palë çizme apo atlete në ndonjë dyqan sportive, ju bëheni të ndjeshëm për paraqitjen lythave në këmbë dhe lëkurë irrituese. Bakteriet nga qelizat e lëkurës së njerëzve tjerë mund të rriten në brendësi të këpucëve, kështuqë sigurohuni që të vishni çorape të trasha kur të provoni ndonjë palë këpucë.

  1. Bakteria mund të jetojë në rrobat tuaja deri në gjashtë muaj

Pasi të largoheni nga garderobieri dhe vendosni të bëni një blerje, nuk jeni të pastër derisa të lani rrobat që bleni. Bakteriet e zakonshme si lloji i saj që shkakton virusin në stomak , mund të jetojë në veshjet prej pambuku për disa ditë, ndërsa bakteriet stafilokoke mund të jetojnë në veshjet tuaja deri në gjashtë muaj! Shmangni sëmundjet duke i larë mënjëherë rrobat e blera pasi të ktheheni nga dyqani.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kufij të shëndetshëm në rrjetet sociale për adoleshentë

Krijo rregulla të thjeshta dhe të zbatueshme për rrjetet sociale që ruajnë fokusin shkollor, gjumin dhe mirëqenien. Shembuj praktikë, dialog me prindërit dhe ide “detoks”.

Si dalloni materialet që zgjasin rrobat

Udhëzues praktik Trend nga Kosovarja: si ta njohësh në dorë një material të qëndrueshëm, cilat prova të bësh në dyqan dhe si ta ruash rrobën më gjatë.

Kujdesi për jetën seksuale në dashuri

Udhëzues praktik dhe i ngrohtë për komunikim, pëlqim, rituale intimiteti dhe siguri – hapa të thjeshtë që e mbajnë jetën seksuale të gjallë brenda lidhjes.

Dashuri pa konflikte: si zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet s’duhet të bëhen grindje. Zbulo hapa praktikë për biseda të qeta, dëgjim aktiv dhe kufij të qartë në çift, të përshtatshme për Kosovë, Zvicër dhe diasporë.