8 C
Priština
More

    15 arsyet pse gjithmonë jemi vonë për punë!

    spot_imgspot_img
    1. Nuk mund të bëni asgjë përderisa jeni duke e pirë kafenë tuaj, përfshirë edhe bërjen e kafesë. O çfarë ironie!
    2. Aksidentalisht ju ka zënë gjumi dhe zgjoheni duke bërtitur: dreq!! Duhet ti thoni shefit tuaj se e keni ndalur alarmin apo të jeni aq bindës sa ta mashtroni mësuesin duke i thënë se qeni ju ka grisur fletoren e detyrave të shtëpisë. Një gjë e mirë është se mund ta veni grimin duke vozitur me makinë. Nëse nuk e bëni vërtetë do ta keni ters ditën.
    3. Konstatohet parashikimi i motit në disa grade, ju bëheni gati, visheni dhe në ndërkohë temperaturat ndryshojnë duke dhënë parashikim krejtsisht tjetër. Çfarë dreqin do bëni në lidhje me këtë?
    4. Përpiqeni të visheni në errësirë që mos të zgjoni të dashurin tuaj, por këmishën e keni prapa krevatit ku bën gjumë ai… oh çfarë dështimi!
    5. Sapo keni kuptuar se nuk keni asnjë të brendshme të pastër. Sapo të fitoni lotarinë, do të instaloni një makinë për të brendshme në banjon tuaj.
    6. Flokët tuaj nuk dëshirojnë të bashkpunojnë me ju, saqë edhe thjeshtë ti kapësh bisht apo punxh, nuk funksionon aspak. Thjeshtë duhet pranuar faktin se dukeni sot si mos më keq.
    7. Jeni duke vënë buzëkuqin me kujdes edhepse e dini se sapo të pini kafenë do të ju humb mënjëherë shkëlqimi. Edhe më keq, sa më shumë të ruheni që mos ti prishni buzët, aq më shumë ka gjasa që ta derdhni kafenë mbi këmishën tuaj.
    8. Jeni duke menduar për veshjen më të përkryer! Por, së shpejti e kuptoni se njëra pjesë e veshjes është e rrudhur, ose me njolla dhe se e përkryera nuk ekziston në dollapin tuaj.
    9. Jeni duke bërë debat me veten: të veshni take apo jo? Dollapi juaj është i stërmbushur nga këpucë me take, dhe ju shpenzoni shumë kohë duke u menduar çfarë të vishni dhe në fund fare, prap mbeteni të zbathur.
    10. Dëshironi të dilni pa u përpjekur, por në të vërtetë nuk ngjani ashtu, fytyra juaj dhe tërësisht trupi ju tregon se keni bërë përpjekje të vështira për tu bërë gati.
    11. Kur përpiqeni të kombinoni gjërat me ndonjë pjesë që nuk e keni veshur qëmoti, dhe e kuptoni se fare nuk përshtatet më me modën aktuale. Tani duhet të merrni forcën dhe të krijoni një kombinim krejtsisht tjetër!
    12. Keni mjaftueshëm kohë për ti larë flokët, por jo edhe për ti tharrë ato. Tani pamja juaj duket gjysmake dhe ngjani me një qen të lagur.
    13. Dilni jashtë dhe niseni për në punë dhe e kuptoni se nuk jeni veshur mjaftueshëm, por nga ana tjetër e dini se nuk keni kohë më të ktheheni për tu ndryshuar. Moda është vërtetë e dhimbshme për tu mbajtur.
    14. Duhet të zgjedhni mes të ngënurit mëngjes apo veshjes së pantallonave. Do të dëshironit vetëm një herë të vetme të hani mëngjesin dhe të dilni në kohë për punë. Vetëm njëherë!
    15. Sapo të dilni për në punë e kuptoni se keni harruar telefonin, portofolin dhe çelësat në shtëpi./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...