11 mënyrat që ta mësoni a jeni martuar me njeriun e duhur

spot_imgspot_img

Sigurohuni që burri juaj i bënë këto gjëra të thjeshta, dhe do ta kuptoni nëse ai është apo jo burri i duhur për ju.

1. Ai gjithmonë mburret me ty. Nëse ju në punë ngriteni në detyrë ose thjeshtë fitoni një tiket për concert, ai nuk mund të rezistoj pa ju treguar të tjerëve madje atëherë kur ju më së paku e prisni. Sepse ai është adhuruesi yt më i madh.

2. Edhe pas aq vitesh së bashku, si vazhdon të jetë i sjellshëm me ju. Siç është hapja e derës ose ju ndihmon të ngjisni shkallët kur ju nuk mund të ecni më shumë ngase ju dhëmbin këmbët nga këpucët e larta.

3. Ai nuk tenton të ju ndryshojë. Ai është i vetëdijshëm se ju jeni ndoshta më e parregullt dhe pertace se sa ai, por kjo nuk do të paraqes problem për të.

4. “Më mungon”  nuk është thjesht një fjalë e thënë. Por është e vërteta. Edhe nëse nuk ka shkuar kohë e gjatë ( përafërsisht dy orë) prejse nuk jeni pare.

5. Ti mund të qashë në prani të tij pa u ndjerë në siklet. Ai e di se kur duhet shqetësuar dhe kur jo, se ju mund ta keni thjeshtë nga filmi emocionues që po shihni.

6. Kur shoqet tuaja ankohen për ish të dashurit e tyre, ti bëhesh e heshtur sepse nuk ke shumë për të thënë. Nuk është se ti dëshiron të mburresh por ti s’ke pse pajtohesh me gjithë ato gjëra pa kuptim që ato flasin, sepse ti tashmë ke gjëra të rëndësishme afër.

7. Ai është i afërt me familjn tënde, dhe do të të siguroj që edhe ti të jesh më të tijen. Ai e merr në telefon baban ose gjyshin tuja pa asnjë hezitim. Dhe kjo i jep kuptim shkuarjes tënde në ditëlindjen e nipit të tij edhe kur ai nuk është i pranishëm.

8. Ai kujdeset për shoqet tuaja. Nëse një nga ato po kalon momente të këqija, ai të propozon që të shkosh ta kalosh kohën më të ose ta ftosh në darkë me ju. Ose kur s’ka dëgjuar prej kohësh për ndonjërën prej tyre, ai pyet se si është.

9. Ai ju lejonë që t’ju shkoni gjërave deri në fund. Ndonjëherë kur ka diçka që ju nervozon, dhe ju keni nevojë që disa here të flisni për atë problem, ai nuk shqetësohet për këtë dhe e pranon kërkim faljen tënde. E vetmja gjë që atë e shqetëson në gjithë këtë situate është që ju jeni ndjerë keq.

10. Papritur, ai ju thotë se po dukeni shumë bukur. Dhe është pikërisht dita kur ju si keni pastruar flokët, s’jeni grimuar, madje as bluzen nuk e keni ndërruar.

11. Ju mund të bëni gjëra së bashku siç janë udhëtimet, pa u grindur. Na ka ndodhë të shohim qifte që grinden, madje edhe gjatë udhtimeve. Nëse juve nuk ju ndodh kjo, atëherë jeni njëri me fat. Keni gjetur të duhurin./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.