19.2 C
Priština
More

    8 gabimet e mirësjelljes që nuk e dimë që jemi duke i bërë

    spot_imgspot_img

    Sjellja jonë është ajo që na identifikon më së miri dhe ne vazhdimisht bëjë përpjekje që të prezentohemi sa më mirë para të tjerëve. Ja disa nga gabimet që i bëjmë pa i vënë re si të tilla:

    Gabimi 1
    T’i ikësh prezentimeve. Ti nuk ke prezentuar miken tënde me një tjetër mike më të largët, por të cilës i ke harruar emrin.

    Pse është e gabuar: ti po tregohesh e keqe më të dyja miket duke mos i prezentuar me njëra tjetrën.

    Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj: mos të ju vijë keq ta pranoni se e keni harruar emrin e saj (na ndodh të gjithëve të harrojmë). Eshtë më mirë ta pranoni se keni harrur se sa të pretendoni se nuk është e nevojshme ti prezentoni. Thuaji mikes që i ke harruar emrin dhe se të vjen shumë keq për këtë. Ose nëse e ndjeni se është shumë e turpshme ti harrosh emrin dikujt që e keni njohur më parë, atëherë lute miken tënde që ajo e para ta prezentoj veten dhe kështu ti ikësh mundësis që ti prezentoshti , duke i lënë ato që vetë ta prezentojnë vetën e tyre.

    Gabimi 2
    T
    ë qenurit mysafir i paskatë. Për shembull jeni të ftuar në një festë, por nuk i përgjigjeni ftesës. Ose ju shkoni për një vizitë gjatë natës por nuk keni kujdesin e duhur dhe të tregoni se në ora sa do të jeni aty dhe në ora sa do të largoheni.

    Pse është e gabuar: Nëse ju nuk i përgjigjeni ftesës me po ose jo, mikpritësja do të mendoj se ju mund të keni pritur ndonjë ftesë tjetër më emocionuesese sa sa ajo që ju ka dërguar. Ndoshta ju as që e keni menduar në atë mënyrë, por mikpritësja s’ka si ta dijë këtë dhe mund të jetë ndjerë keq nga kjo.

    Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj: Përgjigjuni në secilën ftesë që merrni (madje edhe atëherë kur nuk ju kërkohet përgjigjje). Nëse juve ju duhet të shikoni orarin tuaj ose të merrni ditë të lirë në punë, tregojini mikpritësja tuaj për këtë, në mënyrë që ta dijë sa kohë të duhet. Ose nëse keni në plan të udhëtoni së shpejti edhe këtë duhet t’ia thoni.

    Gabimi 3
    Të shkoni në festë me dhuratë madje edhe atëherë kur në festë shkruante “pa dhurata, ju lutemi”

    Pse është e gabuar: ka mundësi që ju të turpëroni të gjithë të ftuarit e tjerë të cilët nuk kanë sjellë dhuarat dhe i janë bindur lutjes në ftesë.

    Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj: “Pa dhurata” do të thotë se mikpritësja nuk dëshironë që festa të fokusohet në dhurata. Si i ftuar është detyrë e jotja ta respektosh këtë. Por nëse ju me çdo kusht dëshironi të dhuroni diçka, atëherë bëjëni këtë në formë private, para ose pasi që të shkojnë të ftuarit e tjerë.

    Gabimi 4
    Ti k
    ërkosh mikrpitëses për një shetitje në shëpinë e saj.

    Pse është e gabuar: Përveç nëse është shtëpi e re dhe sapo kanë hyrë në të, në të kundërten mikritësit nuk kanë pse të jua tregojnë gjithë shtëpinë. Pastaj ajo mund të ketë një numër arsyesh për të mos e bërë këtë. Noshta ajo është shumë e zënë në kuzhinë ose pjesën tjetër e ka rrëmujë nga nxitimi për tu bërë gati për festë.

    Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj:  Nëse vetë mikpritësja nuk ju ofronë mundësinë për të shetitur në shtëpi, ju në asnjë mënyrë mos e kërkoni e para, respektoje privatësinë e saj dhe mos pyet asgjë. Nëse ndonjë dhomë është e errët ose e mbyllur mos merr guximin ta hapësh.

    Gabimi 5
    Mos u përgjigj në ftesën për darkë me “Do më pëlqente të vija! Por jam në dietë”

    Pse është e gabuar: Një mikpritës darke është thjeshtë: një mikpritës darke. Ti nuk mund ti tregosh atij se çfarë të vesh ai gjatë darkës, po e njëjta gjë vlenë dhe për menu.

    Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj: Nëse ju e pranoni një ftesë për darkë, nuk keni pse të jepni udhëzimi apo kufizime lidhur me ushqimin. (Disa përjashtme kanë vetëm alergjitë ose kufizimet fetare).

    Gabimi 6
    I ftoni miqtë në restaurant për të fesutar ditëlindjen e burrit tuaj – por pret që ata vetë të paguajnë faturen e tyre.

    Pse është e gabuar: Kur festa është për ndonjë të afërm të familjes tuaj, ju automatikisht jeni mikpritësi, që nënkuptohet se faturen do ta paguani ju.

    Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj:  Bëhu i qartë me të fuarti për qëllimet tua. Ja se si mund ta tregoni se ju jeni ajo e cila do ta paguaj fatren: Dua të organizoj një darkë për ditëlindjen e burrit tim. A mund të na bashkoheni edhe ju! Në këtë mënyrë i futari e kupton se ju do të merreni me të gjitha.

    Gabimi 7
    Kalimi i thirrjes telefonike nga zëri i ulët në të lartë, ku të mund ta dëgjojnë edhe të tjerët, pa i kërkuar fillimisht leje personit në anën tjetër të telefonit.

    Pse është e gabuar: Personi tjetër mund të jetë duke folur në mënyrë konfidenciale,vetëm për veshin tuaj. Ose dëgjuesi që është me ty mund ta këtë të vështirë të dëgjojë ngase zhurma në sfond e bënë zërin edhe më pak të dëgjueshëm.

    Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj: Shpjegojani që në fillim se ju do donit që biseden ta dëgjojnë edhe të tjerët, dhe pyete nëse kjo ka apo jo problem për të. Pas kësaj respektoje dëshirën e saj.

    Gabimi 8
    T
    ë bësh komente për fëmijët në prani të tyre – ‘’Sa vjeç është ai?’’ Ose ‘’A nuk është ajo shumë e dobët?’’.

    Pse është e gabuar: Ju nuk duhet që në prani të fëmijëve të flisni për ta, duhet pasur kujde dhe respekt edhe për ta. Kjo dallon nga të rriturit të cilëve ju pëleqn që të flasin për vetën e tyre.

    Çfarë duhet të bëni në vend të kësaj: Drejtojuni fëmijëve direkt dhe me respekt, në të njëjtën mënyrë që ti do doje që edhe ai të të drejtohet ty. Nëse komenti juaj është për ndonjë qeshtje serioze, atëherë ruaje komentin tënd për më vonë kur të jeni vetëm me prindërit e tyre. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...