4.4 C
Priština
More

    Seks nga hakmarrja: A ju ndihmon që ta harroni dashurinë e kaluar?

    spot_imgspot_img

    1)     NUK DO JU NDIHMOJË KUR JENI TË ZEMËRUARA

    -Kam vazhduar të shihem me ish-partnerin dy vite pas ndarjes. Ajo më la sepse nuk mund të kënaqej me lidhje në largësi. Isha shumë i zemëruar tek ajo, pas ndarjes kam pasur seks me një vajzë të cilën e takova në një aheng dhe jam ndjerë tmerrshëm më pas. Kam pasur seks vetëm me ish të dashurën andaj jam ofenduar që bëra seks për shkak të zemërimit. Kam menduar se do të ndjehem më mirë, por ndodhi e kundërta. Shumë e dashuroja ish-partneren andaj e kisha të vështirë ta përballoja ndarjen- tha një pjesmarrës në anketë, 24 vjeç.

    2)     DO JU RIKUJTOJË RËNDËSINË E KIMISË SEKSUALE

    -Marrëdhënia ime e mëparshme ishte pa seks, mirëpo unë e dashuroja tmerrshëm të dashurin. Më në fund u ndava nga ai pas dy viteve lidhje, dhe që në javën e ardhshme kam patur marrëdhënie seksuale me një person tjetër duke përcjellur atë thënien e vjetër “ mënyra më e mirë që ta tejkalosh ndarjen është të jesh me dikë tjetër”. Duhet të pranoj se më ka ndihmuar, seksi me atë person me të cilin nuk isha e lidhur ishte fantastik. Më ka përkujtuar se kur të jem me personin e duhur, ajo që do mar nga ai do të jetë shumë më e mirë se sa lidhja ime e kaluar – tha një pjesmarrëse, 25 vjeçe.

    3)     SEKSI PA PËRGJEGJËSI MUND TË JETË ARGËTUES

    -Kur fitova një punë në një qytet tjetër, e dashura ime me të cilën isha në lidhje gjashtë vite nuk donte të zhvendosej me mua, sepse nuk donte përgjegjësi andaj u ndamë. Një natë pas ndarjes shkova me shoqen më të mirë në një pijëtore, ajo e dinte se ishim ndarë dhe kishim disa herë seks të çmendur. Kuptova se seksi pa përgjegjësi më ka ndihmuar shumë. Ishte argëtuese- tha një i anketuar, 35 vjeç.

    4)     NËSE E KENI ZEMRËN E THYER DUHET TA TEJKALONI DHIMBJEN

    -Isha tre vite me të dashurin që e mendoja si dashuria e jetës sime. Gjërat nuk shkonin si duhet prandaj u ndamë, isha krejtësisht e shkatërruar dhe me zemër të thyer. Pas dy javë vuajtje dhe vaj, vendosa që hakmarrja më e mirë do ishte nëse do flija me ndonjë person tjetër. Njoftova një person në klub i cili më magjepsi. Filluam të flisnim dhe të pinim, me një moment filluam të puthemi dhe e harrova ish të dashurin. Ky person ishte argëtues i mirë, lozonjar, i pashëm, i nxehtë dhe puthej mirë…

    Më pyeti se a do të shkojmë tek shtëpia e tij, në fillim gjithçka ishte në rregull mirëpo kur dolëm tek seksi papritmas më kapluan emocionet. Nuk kishte asgjë më të mirë dhe më eksituese, të paktën jo nga përvoja ime. Duke u kthyer në shtëpi mendoja dhe përfundova se nuk është ide e mirë që pas ndarjes të filloj me një lidhje tjetër. Ndonjëherë duhet kohë që të shërohen plagët dhe duhet t’i lejoni kohë vetes që të rikuperoheni – thotë një vajzë e anketuar, 26 vjeçe.

    5)     KOHA ËSHTË SHËRUESI MË I MIRË I ZEMRËS SË THYER

    -Kur më la e dashura pas pesë viteve lidhje, gjeta një gocë tjetër vetëm për seks. Punoja në një vend tjetër dhe përfundova në shtrat me një kolege timen. Edhepse nuk e kisha harruar ish-in, më ishte ndihmë e madhe në atë kohë. Provoja që ta tejkaloj atë, dhe mendoja se seksi me një person të panjohur do ta përshpejtojë atë proces. Punova edhe dy javë në atë vend dhe kam fjetur edhe me dy vajza tjera. Nuk kam kërkuar dashuri, mendoj se kam dashur që ta mbuloj boshllëkun e krijuar dhe kam shpresuar që ta harroj sa më shpejt. Mësova se, nëse jeni me zemër të thyer, seksi me cilindo person nuk është përgjigja. Seksi është një çlirues i emocioneve, mirëpo gjëja e vetme që ndihmon pa ndarjes është koha – thotë një i anketuar, 25 vjeç.

    6)     MUND TË JETË LEHTËSUES

    -Supozoj se 2 javët pas ndarjes prej të dashurit disavjeçar mund t’i quaj “javët e hakmarrjes”. Këtu nuk hyn vetëm seksi për hakmarrje por edhe shopping-u për hakmarrje, dalja jashtë për të pirë, flirtimi dhe gjithçka kombinuar më ka sjellur seks të shkëlqyer hakmarrës që më hapi sytë plotësisht. Ishte e mahnitshme. Pas disa viteve në të cilat jam ndjerë e mbyllur në llampë, jam çliruar dhe jam kënaqur në çdo moment. Partneri i parë pas ish-it më ka çmëndur fare, në mënyrë pozitive. Më ka dhënë një definicion plotësisht tjetër për seksin. Shikimi i mashkullit si burim i hajeve dhe pijeve “pa pagesë” dhe seksit të shpejtë më ka bërë të ndjehem e çliruar. Gjëja e vetme që do i thoja vetes kur e mendoj atë periudhë, është të jem më e kujdesshme mos të kuptohem si “vajzë e përdalur”- thotë një 27 vjeçare. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...