10 skenaret “seksi” për të cilat meshkujt fshehurazi fantazojnë

spot_imgspot_img

Bëni eksperimente në dhomën e gjumit përmes lojrave seksi dhe ideve që secili mashkull fantazon në vete! Lojrat në shtrat inkurajojnë që të përdorni imagjinatën tuaj! Meshkujt adhurojnë të zbulojnë aspekte të fshehta tuaja si dhe pjesë të personalitetit tuaj. Meshkujt dhe femrat kanë fantazitë e tyre të fshehta, të cilat kur ju i dëshironi bëhen më të gjalla dhe ofrojnë momente të papritura dhe intenzive.

Tek femrat është gjithmonë një frikë e caktuar se si do të reagojë partneri juaj rreth disa ideve, roleve seksuale, dëshirave…Megjithatë, çiftet e vërteta janë ato të cilët nuk kanë frikë për të treguar atë që e dëshirojnë. Edhepse duket se vetëm meshkujt kanë fantazi “të pista”, besoni se edhe femrat kanë fabtazitë e tyre. Lëreni veten të lironi mendjen tuaj dhe në zona të caktuara provoni diçka të re. po ju sjellim disa nga skenaret që meshkujt fantazojnë dhe sigurisht dëshirojnë t’i realizojnë.

Lojë treshe

Shumë femrave iu duket ide e pështirë fakti se duhet të ndajnë shtratin edhe me ndonjë femër tjetër. Në fakt, kjo ide arrihet shumë rrallë me pëlqim. Mirëpo, kjo është krejtësisht imagjinatë, fantazi dhe kënaqësi në të menduarit se si do të ishte seksi në treshe.

Seks i paguar

Gjëja e parë që ju vjen ndërmend është të habiteni nga kjo gjë. Partneri juaj të paguajë ndokënd për seks, me gjithë rrezikun e sëmundjeve seksuale të transmetuara? Megjithatë, kur të eliminoni rreziqet, ideja për pagimin e ndonjë profesionisteje për ti kënaq nevojat fizike është një dëshirë për të cilën secili mashkull do e kishte menduar të paktën një herë.

Femra që vështirë arrihen

Ekzistojnë tabu tema që ndoshta është më mirë të mos përmenden asnjëherë. Meshkujt dhe femrat ndonjëherë joshen nga persona që nuk mund ti kenë ose ti përfitojnë. Për meshkujt, është psh. të bësh seks me kolegen tuaj, motrën dhe ngjajshëm. Për femrat, është psh. të bësh seks me shefin e punës, kolegët…Kjo nuk ka të bëjë asgjë me personalitetin tuaj, por thjeshtë një imagjinatë pa kufi.

Striptiz

Të jemi realë, trupi i femrës është joshës dhe i fuqishëm. Pa marrë parasysh madhësinë apo formën, femrat me adutet e tyre, pak vetbesim dhe shkëlqimin e duhur, mund ti sigurojnë partnerëve të tyre një striptiz fenomenal. Dhe, duhet pranuar faktin se secili mashkul fantazon për këtë gjë. Ata duan t’ju shohin në mënyra të ndryshme, dhe pa marrë parasysh se si dukeni, ai është i kënaqur që ka përkrah një femër që është e gatshme ta joshë.

Seks kafshëror

Secilit mashkull i pëlqen të mendojë rreth idesë se femra e tij e fërkon në shpinë duke e shtrënguar fort me thonjtë e saj me plot passion, epsh dhe dëshirë. Pse të mos e provoni? Provoni një lojë të kafshëve të egra, si dhe seks me passion. Bëhuni të lirë, kërceni dhe hidhuni në njëri tjetrin. Le të ndjejë gojën, dhëmbët dhe gjithë brendësinë e saj. Rrokullisuni, zvarrituni sipër njëri tjetrit dhe bëjeni lojën që tju ndalojë frymëmarrjen.

Takim seksual me një të huaj

Është fantazi që përfshin ndonjë takim me një të panjohur. Kjo lojë gjithashtu mund të arrihet në qoftë se pretendoni se jeni ndonjë person krejtsisht tjetër. Kthejeni rolin tuaj në dike të vërtetë duke vënë paruke, syze apo diçka tjetër – do të kënaqeni.

Police

Ashtu sikur femrat që fantazojnë meshkuj të veshur me uniformë, edhe meshkujt i eksiton kjo gjë në lidhje me femrat. Pse të mos bleni costume të një policeje dhe gjitha pajisjet e nevojshme? Argëtohuni, paramendoni ndonjë seksi skenar dhe luani lojën.

Seks me super heronj

Me siguri nuk ka asnjë person që nuk ka fantazuar ndonjëherë seks me super heroin tuaj të preferuar. Veshjet provocative dhe seksi mund të ndikojnë shumë në fantazi – femër mace, Lara Croft etj.

Dominim

S/M ndonjëherë keqkuptohet, dhe dominimi nuk duhet të jetë sinonim me këtë lojë seksuale. Vetëm afërsia e madhe me partnerin dhe besimi i plotë ju bëjnë që të luani lojra që kërkojnë bindje, dominim dhe karakteristika të ngjajshme.

Dëshira, dëshira

Është i njohur fakti se meshkujt pëlqejnë të shohin filma pornografik. Sugjeroni ti shikoni bashkë me partnerin. Komentoni ato, kënaquni dhe ndoshta zbuloni diçka të re ku mund edhe ta provoni së bashku./kosovarja.ch/

 

 

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Kujdes i butë për flokët pas ekspozimit në diell dhe nxehtësi

Udhëzime praktike dhe të buta për t’i rikthyer flokët pas ekspozimit në diell dhe vapë, duke u mbështetur në këshillat për freskim, hidratim dhe mbrojtje në ditët e nxehta.

Te‑zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi për familje dhe diasporë në Zvicër

Udhëzues praktik për të organizuar në Zvicër një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi, me fokus te atmosfera, teknika, aktivitetet për familje dhe lidhjet me diasporën.

Trend: Ndërto gardërobën kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri

Udhëzues praktik për të ndërtuar një gardërobë kapsulë funksionale dhe të qëndrueshme për punë dhe jetën e përditshme, me fokus tek zgjedhja e materialeve, mirëmbajtja dhe kombinimet bazë.

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — 3 versione të plota me proteina lokale për familje në Kosovë dhe Zvicër

Tre receta të thjeshta e sezonale me proteina lokale — mish pule, pulëbardhë të ziera dhe kombinim me bishtajore — të përshtatura për drekë familjare në Kosovë dhe Zvicër, me këshilla për ushqyerje të balancuar dhe higjienë ushqimore.