10 ilaçet për lirimin e dhimbjes së shpinës

spot_imgspot_img

Problem shumë i zakonshëm me kalimin e moshës është dhimbja e shpinës, e cila shkaktohet si rezultat i shprehive të këqija të qëndrimit, presionit si dhe tensionimit të muskujve. Kjo dhimbje, gjithashtu është shumë e zakonshme edhe tek grate shtatzëna për shkak të shtrirjeve të ligamenteve rreth mitrës.

Këtu, po ju paraqesim disa mjete apo preparate për reduktimin e dhimbjes së shpinës.

  1. Mbani shpinën ngrohtë dhe gjithmonë konsumoni ushqime të nxehta gjatë rasteve kur keni dhimbje kronike në pjesën e pasme.
  2. Hudhra duhet të përfshihet në dietën bazë të të ushqyerit të rregullt.
  3. Tulsi (gjethe borziloku) është ilaçi më i mirë. Vloni gjethet e tulsit në ujë deri sa shurupi të reduktohet sa gjysma e madhësisë aktuale si dhe shtoni kripë pas ftohjes.
  4. Masazhi me eukaliptus dhe vaj mustarde është shumë i favorshëm për dhimbe të rënda të shpinës.
  5. Gjysmë luge çaji ‘jaggery’ (lloj sheqeri indian) është ilaç shumë efektiv që mund të konsumohet me ujë të ngrohtë vetëm pas ngrënies.
  6. Kardamom (lloj bime aromatike) me mjaltë është përzierje që tregon rezultate të mira gjatë dhimbjes së shpinës.
  7. Masazhi me çfarëdo lloj vaji aromatizues është shumë i dobishëm.
  8. Merrni një leckë apo një qese përplot me akull. Filloni të masazhoni shpinën duke e fërkuar me anë të akujve. Kjo ndihmon në reduktimin e inflamacionit të shpinës.
  9. Fjetja në dyshekë të fortë me fytyrë kah tavani, ndihmon në qarkullimin e duhur të gjakut duke reduktuar dhimbjen.
  10. Ushtrimet janë mënyra më e mirë që të mbaheni të shëndetshëm nga të gjitha llojet e dhimbjeve./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Si të krijosh kushte natyrore për gjumë të qetë me rutinë të thjeshtë, ushqim, lëvizje dhe ambient të përshtatur, në frymën praktike të Kosovarja.

Kosovarja Kuzhina: Gatime të shpejta familjare

Gatuaj shpejt për familjen me ide praktike nga rubrika Ushqime e Kosovarja: baza që ke në shtëpi, hapa të qartë dhe rregulla sigurie ushqimore.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Organizo raftin e flokëve dhe menaxho afatet me hapa të thjeshtë që kursejnë kohë, ruajnë higjienën dhe e mbajnë flokun të butë dhe të fortë.

Depresioni: simptomat që s’duhen injoruar

Njih sinjalet kryesore të depresionit dhe mëso kur është koha për ndihmë profesionale, me hapa praktikë për ty dhe të dashurit.