Nëse mendoni se llaku i thonjve mund të përdoret vetëm për t’i dhënë ngjyrë thonjve tuaj, jeni tërësisht gabim. Ka shumë gjëra tjera që mund të bëni me anë të llakut për thonjë. Më poshtë do t’ju paraqesim 10 mënyrat që mund të shfrytëzoni me zgjuarësi për manikyrin tuaj.
1. Parandaloni oksidimin apo njollosjene bizhuterive tuaja me anë të llakut pa ngjyrë.
Kur ajri godet metalin, ai oksidohet dhe ndryshon ngjyrën. Llaku pa ngjyrë nëse aplikohet tek bizhuteritë e reja, bllokon ajrin të veprojë në to dhe nuk lejon që të ndryshojnë ngjyrë. Shënim: kjo nuk do të funksionojë nëse e aplikoni në bizhuteri që veçmë janë të njollosura nga më herët.
2. Parandaloni dëmtimin e çorapeve (devijimin e fijës së hollë të çorapeve) me anë të llakut pa ngjyrë.
Të gjithë e kemi të njohur situatën: jeni në ambient pune ose në ndonjë takim dhe papritmas ju del fija e çorapeve. Që mos të lejoni që t’ju devijojë fija edhe më keq, merrni llak pa ngjyrë dhe aplikoni deri në vendin ku përfundon fija e dalur. Pasi të ngurtësohet llaku, kjo do e ndërprejë devijimin e mëtutjeshëm.
3. Ndryshoni ngjyrën e bizhuterive tuaja me anë të llakut për thonjë
Nëse jeni mërzitur nga bizhuteritë e njejta, varëset me ngjyrën e caktuar apo unazën ngjyrë korale, mund t’i ngjyrosni ato duke i transformuar komplet në të reja. Mund ta ngjyrosni zinxhirin tuaj të preferuar me ngjyrë të gjelbër neoni, rozë dhe portokalli, apo ndonjë hijëzim bardh dhe zi. Thjeshtë, vendosni aksesorët në një leckë apo letër toaleti dhe vazhodni me ngjyrosjen, ndërsa vathët mund t’i kapni me duar nga prapa dhe nuk do të keni fare vështirësi.
4. Ngjyrosni shnollat e zeza të holla me ngjyra të gjalla apo vezulluese që t’i shtoni pak hijeshi flokëve tuaj
Nëse dëshironi që shnollat e zeza të holla të mos duken shumë klasike, por t’i jepni pak gjallëri, mund t’i ngjyrosni nga sipër me llak për thonj nga nuancat më të ndryshme pas lyerjes thjeshtë ngjitni në një zarf deri sa të thahen.
5. Lyeni majën e fijës së perit për të hyrë më lehtë në vrimën e gjilpërës
Nëse keni vështirësi në futjen e perit në vrimëne gjilpërës, mund ta lyeni majën me llak që t’i ngjitni fijet e shpurpuritura të perit, dhe në këtë mënyrë, pasi llaku të thahet, do ta ngurtësojë majëne perit duke e lejuar të kalojë nëpër majën e gjilpërës me lehtësi.
6. Ngjyrosni çelësat, duke i dalluar ato
Nëse dëshironi të dukeni më atraktive dhe të keni lehtësi në dallimin e secilit çelës se për ku është, atëherë mund të ngjyrosni ato duke e identifikuar secilin në bazë të ngjyrë përkatëse. Dhe,
mos keni merak, ngjyra e aplikaur në çelësat tuaj nuk pengon gjatë hapjes apo mbylljes së dyerve.
7. Lyeni zarfat me llak pa ngjyrë
Nëse urreni t’i lëpini zarfat në çfarëdo lloj përdorimi, thjeshtë mund ta ngjyrosni pjesën e duhur me llak dhe ta ngjitni.
8. Ruani llaqet e thonjve për t’i dalluar ngjyrat e markerave tuaj
Që t’i mbani markerat tuaj të organizuar, ngjyrosni një shirit me llakun përkatës në një kuti për dosje që të dalloni se cilat markera janë me ngjyrën a paracaktuar.
9. Përdorni llakun e thonjve për të lyer taket e këpucëve tuaja
Nëse dëshironi të dukeni trendi dhe njëkohësisht të kurseni para, mund të bëni që këpucët tuaj të ngjajnë si ato të brendeve më të njohura, me shumë pak mund. Ngjyrosni pjesën e brendshme të takeve me ngjyrë të kuqe, dhe këpucët tuaja të zeza do të ngjasojnë me brendin Christian Louboutin!
10. Mbuloni gërvishjet e këpucëve apo çizmeve tuaja
Është vështirë të gjeni ngjyrën adekuate për mbulimin e njollave apo gërvishjeve të këpuceve, por tentoni të gjeni manikyrine thonjve që mund të përputhet, por mos anoni nga ngjyra e shishes së llakut sepse ndonjëherë gjatë aplikimit ajo mund të duket krejtësisht ndryshe, ose më e errët, ose më e çeltë. Kështuqë, është mire së pari ta provoni në thonjtë tuaj, dhe pasi të thahet nëse ju konvenon ta vazhdoni tek këpucët./kosovarja.ch/