16.4 C
Priština
More

    10 gjëra të çuditshme që trupi i juaj i bën dhe pse

    spot_imgspot_img

    Trupat tanë bëjnë disa gjëra mjaft të pazakonta, saqë ndonjëherë edhe shkencëtarët nuk mund ti shpejgojnë. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të shqetësoheni. Nëse ndonjë nga këto gjëra ju ndodhin juve, mos u bëni merak – ju jeni krejtësisht normal.

    1. Keni lëkurë të rrënqethur

    Ato shfaqen kur jeni të frikësuar apo keni të ftohtë, madje edhe nëse jeni duke dëgjuar ndonjë muzikë ritmike (apo edhe më keq, nëse dikush gërrvish dërrasën e zezë me thonj). Por, me të vërtetë nuk ka arsye biologjike pse ndodhë kjo.

    Kur njerëzit ishin më shumë leshatukë në të kaluarën e largët, mornicat shërbenin si mjet i frikësimit. Për shembull, do të vërenit kur kafshët ndiheshin të kërcënuar, pasi qimet e tyre ngriheshin lart. Kështu ato dukeshin më të mëdhenj, dhe për këtë arsye edhe më të rrezikshëm. Ka funksionuar edhe për ne kështu. Por, tani që kemi shumë më pak qime se paraardhësit tanë, mornicat janë më pak të dukshme dhe nuk vërehen shumë.

    1. Drithërima

    Është sikur e kundërta e djersitjes, gjë që ndodhë kur keni shumë të nxehtë dhe duhet të ulni temperature. E ngjethura apo drithërima kur keni të ftohtë, ndihmon të gjenerojë dhe të ruaj nxehtësinë. Ajo gjithashtu ndihmon për ruajtjen e homeostazës, e cila mban stabilitetin e funksioneve tuaja të brendshme.

    1. Sikur hidheni ndokund përderisa jeni në gjumë

    Quhet në të vërtetë gjendje hipnagogjike apo rënie hipnike (hypnic). Sipas një teorie thuhet se kjo ndodhë për shkak se trupi juaj fillon të relaksohet dhe frymëmarrja juaj të ngadalësohet, truri juaj në njëfarë mënyre mendon se jeni duke rënë nga ndonjë vend në vend se të fleni, dhe dëshiron që t’ju sigurojë që të jeni të vetëdijshëm se hej, mund të jetë kjo rënie për vdekjen tuaj.

    Teori tjera thonë se kjo është pjesë normale e relaksimit, dhe zakonisht paraqitet nëse jeni të stresuar dhe shqetësuar, keni pirë shumë alkool ose kafeinë, apo edhe nëse jeni shumë të lodhur. Për fat të keq, sa më shumë të brengoseni për këtë gjendje, aq më shumë do ta përjetoni atë.

    1. Hapja e gojës

    E kundërta sipas besimit popullor, ju nuk e hapni gojën për shkak se jeni të lodhur apo të mërzitur. Studimi i ri tregon se hapja e gojës mund të jetë vetëm një mënyrë për ta mbajtur trurin tuaj të freskët – thënë kushtimisht. Në thelb, hapja e gojës vepron si kondicioner ajri i juaji personal. Dhe, ky process freskues ju ndihmon të jeni të mprehtë dhe më vigjilent ndaj situatave të vështira.

    Dhe, po kjo është e vërtetë, të shohësh ndokënd duke hapur gojën, automatikisht do ta bëni të njejtën gjë edhe ju.

    1. T’ju dalin jargët

    Kjo ndodhë për disa arsye: për ta mbajtur gojën të lubrifikuar, ndihmon në përtypjen e ushqimit dhe mbron dhëmbët para se të kemi të vjella. Të mendosh apo të shikosh ndonjë ushqim të preferuar dhe të shijshëm? Goja juaj do të fillojë të jargëzohet dhe të përgatitet për shujtën e ardhshme të ngrënies.

    1. Dridhja e syve

    Nëse ndjeni një vibrim të vogël në kapakun e syrit, mund të nënkuptojë një mori gjërash: stresi, mungesa e gjumit, sy të thatë, tendosje e syve, ndjeshmëri ndaj dritës, shumë kafeinë, alkool dhe alergji.

    A ju dridhet vazhdimisht syri? Largohuni për disa minuta nga kompjuteri dhe përpiquni të fleni. Gjithashtu mund të jeni të dehidratuar- kështuqë pini ndonjë gotë ujë.

    1. Lemza

    Që të merrni frymë, mushkëritë tona punojnë në bashkëpunim me diafragmën, një muskul që ndihmon të tërheq ajrin në mushkëri dhe liron ajrin përsëri jashtë mushkërive. Dhe, në qoftëse hani ose pini shumë shpejtë, diafragma mund të irritohet, që do të thotë se ajri mund të ngecë në fyt dhe si rezultat i kësaj të shkaktojë lemzën. Lajm i mirë: zakonisht lemza zgjat për vetëm disa minuta, dhe të mabni frymëmarrjen ose të merrni frymë thellë mund ta ndaloni shumë shpejt.

    1. Sy të lotuar

    E qara është më shumë e komplikuar se sa e mendoni. Dhe ekzistojnë lloje të ndryshme të lotëve për çdo lloj situate. Dhe ato janë:

    Lotët bazale: mbajnë sytë të lagur gjatë tërë kohës dhe mbrojnë nga bakteriet dhe sendet tjera të dëmshme. Ju mund të kaloni tërë ditën dhe mos ti vëreni lotët bazal.

    Lotët refleks: a ju lotojnë sytë kur jeni duke grirë një qepë? Ato quhen lotët refleks, të cilët janë në sasi më të madhe se sa lotët bazal. Këto lot ndodhin për të mbajtur larg ndonjë gaz apo acid të padëshiruar nga sytë tuaj.

    Lotët emocional: ju mund të keni këto lot kur jeni me të vërtetë tëmërzitur, të lumtur, të frikësuar apo thjeshtë ndonjë ndjenjë tronditëse. Shkencëtarët vërtetë nuk e dinë se pse pikojnë lotët emocional, përveç faktit se mund të kenë efekt qetësues.

    1. Skuqje e fytyrës

    E dini ndjenjën: e gjeni veten në një situate të turpshme, dhe sikur përjetoni një nxehtësi që ju përshkon fytyrën. e pra, kjo është sepse trupi juaj përjeton një nxitje të adrenalinës, rritje të të rrahurave të zemrës dhe zgjerim i enëve të gjakut për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Shkencëtarët besojnë se kjo është një shenjë evolucionare sociale dhe një lloj kërkim ndjese për veprime jo të mira.

    1. Gugësim dhe lëshim gazrash

    Po, janë të tmerrshme por ato ndodhin kur gazi lirohet nga trupi. Ju ndoshta gugësoni kur gëlltitni shumë ajër, hani shumë shpejt, përtypni çamçakëz, apo pini ujë të gazuara. Infeksionet e stomakut mund të shkaktojnë vazhdimisht gugësim.

    Nga ana tjetër, lëshimi i gazrave ndodh kur ushqimi nuk tretet plotësisht në stomak dhe zorrë të vogël, dhe godet zorrën e trashë në një gjendje të patretshme. Bakteriet fillojnë të ushqehen me ushqimin, duke krijuar kështu gazra që duhet të dalin jashtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...