Nëse nuk jeni të sigurta se cila copëz është për juve, ja një ndihmesë e vogël

Nëse keni forma më të theksuara

Xhinset e mbyllta do të theksojnë më së paku zonën tuaj kritike të këmbëve. Në këtë rast shikimin e hedhim në nyje- ngrituni në taka dhe efekti do të jetë i drejti.

Nëse jeni më plotë

Këmbë të drejta dhe ngjyra e mbyllët janë kombinimi më i mirë në këtë rast. Shtoni një rrip që të theksoni belin dhe me këtë do të tërhiqni vëmendjen nga pjesa e poshtme.

Nëse jeni e imët

Xhinset me ngjyrë, beli më i thellë dhe këmbët e ngushta me platformë do të bëjnë që të dukeni të paktën dhjetë centimetra më të gjatë.

Nëse jeni të gjatë dhe të dobët

Nëse keni këtë formë, zgjidhni boyfriend modelet dhe xhinsit vendosini më poshtë ijeve, vendosni një rrip në ije dhe mbathni këpucë të rrafshëta.

kosovarja.ch