Në rrugën e definimit të banesës në stilin tuaj dhe në dizajn të enterierit, secili nga ne do të kaloj nëpër- një numër të madh të rasteve- dhe gabimeve të njëjta. Mësoni këto leksione të vyeshme të arritura me shumë prova dhe gabime dhe ikni pikave të dobëta klasike.

1. BANESA NGA KATALLOGJET

Me sigur e keni të njohur ndjenjën kur hyni në shtëpinë e dikujt, e të gjitha ju duken të njohura? Ku e keni parë këtë? Në katalog? Edhe nëse dëshironi ta shfrytëzonin stilin industrial, secila dhomë duhet të ketë burime të ndryshme. Të themi, lëreni një copë që do ta ndërroni me mobilet e vjetra.

Këshilla: Përvetësoni dijen e kombinimit të stileve.

2. PJESËT E MOLBILEVE JANË MIQ

Mendoni për mobile në dhomë si për miqtë në ndejë: ato janë të mbështetura në mur dhe nuk po argëtohen sa duhet. Shpesh gabojmë kur i vendosim divanin apo tavolinën të mbështetur në mur.

Paramendoni që në atë dhomë të bëni aktivitete të ndryshme dhe ti gruponi mobilet në përputhshmëri me të: kolltuku në të cilën do të lexoni, zakonisht me të shkon edhe tavolina ku mund të vendosni grisinat, ngjitur me dollap le të jetë një ulëse e vogël.

Këshilla: Derisa nuk e stërmbushni dhomën, nuk do të gaboni me dekorues të vogël.

3. NDRICIM I DOBËT

Rregulli i artë thotë që duhet të keni të paktën tre vende burimi të dritës në secilën hapësirë (ndërsa lusteri monstruoz nuk llogaritet).

Këshilla: Ndërroni lartësinë dhe forcën e ndriçimit edhe copëzat e lira të mobileve mund të duken luksoze.

4. RENDITJE E KEQE E VEPRAVE ARTISTIKE

Mundohuni që pikturat ti vendosni në vend të duhur.

Mos vendosni asgjë as shumë lartë as shumë ulët, por në lartësi të syrit.

5. INJORONI INSTIKTET

I Përdorni sendet e vjetra, mbulesat, jastëkët…vetëm sepse mendoni që duhet ti ruani? A ju ka thënë dikush të blini diçka se janë të lira, praktike, por juve nuk ju përshtaten? A ju ka ndodhur që e keni zgjedhur ngjyrën e murit, të gjitha i keni përputhur, dhe në fund ka dalë gabim?

Këshilla: Nëse diçka nuk funksionon, duhet ta ndërroni. Zgjidhuni dhe eksperimentoni. Kjo është shtëpia juaj.

kosovarja.ch