Këngëtari i mirënjohur gjakovar, Shkelzen Jetishi – Xeni, e ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.I njëjti ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është në vetizolim.

“Jam në gjendje të mirë shëndetësore, por vetë erërat nuk po i ndjejë. Momentalisht ndodhem në vet-izolim. Kam kryer testin për shkak se kam pasur simptoma, mirëpo asgjë serioze”, ka konfirmuar Xeni për Express, transmeton Kosovarja.ch