12.7 C
Priština
More

    Vetitë e mira dhe të këqija të terapisë hormonale

    spot_imgspot_img

    Gratë që do të donin të kenë fëmijë, por nuk mund të lindin, shpesh ndërmarrin gjithçka që të arrijnë qëllimin e tyre të dëshiruar. Kjo është e kuptueshme, sepse një dëshirë e tillë aq e rëndësishme, e paplotësuar mund të shkaktojë probleme serioze psikologjike.

    Megjithatë, ka femra që duan vetëm pak fëmijë, apo nuk i duan fare. Me këtë janë të privuara jo vetëm për fëmijë por gjithashtu edhe për të gjitha gëzimet që përjeton si nënë e lumtur dhe zhurma e fëmijës në shtëpi.

    Dy mënyra për stimulimin e gjëndrrave hormonale

    Martesa pa fëmijë mund të jetë pasojë e çrregullimeve hormonale. Tashmë shumë herë është dëshmuar si e vërtetë. Në raste të tilla, mund të zgjedhim dy mënyra. Mënyra e parë është që trupin ta stimulojmë për krijimin më intensiv të hormoneve personale. Kjo arrihet pjesërisht me mjete fizike, banjo ulur, banjo të alternuara nxehtë-ftohtë, banjo të Kuhn, me baltë dhe banjot e tjera. Me qarkullim më të gjallë të gjakut ndikojmë edhe në furnizimin më të mirë me gjak të organeve të barkut. Me këtë mund të stimulojmë prodhimin e hormoneve, që shpesh shpie në fekondim (ngjizje).

    Preparatet të cilët nxisin qarkullimin e gjakut, hiperisan, gështenja e egër, përzierje kalciumi me shtim të vitaminës D, janë shumë të dobishme. Gjithashtu të dobishme janë ushqime të përgatitura me kokrra të grurit. Pavarësisht asaj se ushtrimet në ajër të pastër dhe marrja e thellë e frymës përmirësojnë rigjenerimin natyror të trupit, nuk duhet tepruar, por duhet të jetojmë krejtësisht normal. Kjo është një rrugë natyrore e padëmshme me të cilën duhet të ecim para.

    Shumica sugjerojnë mënyrën tjetër me të cilën do të dëshironin sa më shpejtë të arrijnë qëllimin e tyre. Bëhet fjalë për terapi hormonale, parasegjithash përdorimin e gonadotropinit. Mirëpo ky trajtim është disi i rrezikshëm. Meqë ndjeshmëria e grave është mjaft e ndryshme, edhe reagimi i tyre është i ndryshëm, kështu që mjeku e ka të vështirë të zbulojë sasinë e përshtatshme të hormoneve për çdo grua në veçanti.

    Dr. med. Jörg  Bayer ka botuar në „Weltwoche“, artikullin përmes së cilit paralajmëron se me terapi hormonale mund të arrihen rezultate të jashtëzakonshme. Në qoftë se, në fakt, sasia e përdorur e hormoneve ka qenë me shumicë, mund të bëhet fekondimi i më shumë qelizave të vezoreve dhe gruaja të lindë binjakë, trinjakë, apo madje natyra ta gëzojë nënën edhe me një numër më të madh të fëmijëve. Kjo do të ishte, ndoshta, e tepërt, edhe për gruan e cila për shkak të infertilitetit nuk ka dashur asgjë tjetër në botë më shumë se vetëm fëmijë.

    Sigurisht se është mirë që më parë të gjejmë mënyrën se si t’i stimulojmë gjëndrat me sekrecion të brendshëm për rritjen e prodhimit të hormoneve personale, dhe vetëm atëherë, kur kjo metodë nuk është e suksesshme, të mendohet për mundësinë e trajtimit me hormone.

    Vëzhgime tjera të rëndësishme

    Në rrethana të tilla, duhet të mendojmë më hollësisht për këtë, se çfarë ndodhë në qoftë se prodhimi normal i hormoneve në trupin e femrës papritmas zvogëlohet ose ndalet. Mjekët e gjinekologjisë kanë konstatuar se vjen deri te frenimi i prodhimit të hormoneve te gratë të cilave i japin preparate të tilla, për shembull pilula kundër lindjes (anti-baby) apo mjete të ngjashme për të penguar prodhimin e hormoneve.

    Kur gruaja ndalon marrjen e pilulave, trupi prodhon më shumë hormone, kështu që pas fekondimit lind më shumë pasardhës. Meqë numri i trenjakëve dhe pesënjakëve në botë po rritet në mënyrë të konsiderueshme, gratë kanë filluar tashmë të mendojnë për pasojat jo aq të këndshme të këtyre pilula.

    Disa mjekë theksojnë se ka hormone, duke përfshirë edhe pilulat anti-baby, të cilat shkaktojnë kancerin. Ky është edhe një paralajmërim për gratë, se nuk është mirë dhunshëm të provokohet natyra e cila mund në çfarëdo mënyre të hakmerret./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...