Ushtrime që mund t`i bëni kudo

spot_imgspot_img

Mbani mend këto pesë lëvizje dhe do të keni një rutinë që i jep shtytje metabolizmit tuaj kudo qofshi. Gjithçka që ju duhet është një tavolinë deri në bel. Këto ushtrime do të mund t`i bëni edhe me garderobën e përditshme.

 

Rrëshqitje sumo

  • Qëndroni në këmbë me shputat pak më gjerë se gjerësia e supeve, bëni krahët bashkë, shtyejeni peshën në thembër, lakojmë gjunjët, fundosim fundin poshtë dhe pas jush.
  • Shtyejeni peshën në topthin e këmbës, shtrëngoni boshtin dhe ngrituni në këmbë. Me një lëvizjetë lehtë i ngrisim krahët mbi kokë dhe e rrëshqasim thembrën e djathë drejtë asaj të majtë.

Përsëriteni për 15 herë.

 

V e ngushtë atletike

  • qëndroni me thmbrat bashkë, pëllëmbat e rrafshëta dhe të bashkuara dhe gishtërinjtë e këmbës në drejtim jashtë me këmbët 8-10 cm të ndara.
  • Lakoni gjunjët, uleni trupin për rreth 15 cm dhe shtrëngohuni në vend. Mbajeni shpinën drejtë sikurse të jeni mbështetur në ndonjë mur imagjinar.
  • Ngrisim thembërat për 3 cm, e pastaj kthehemi në pozitën fillestare.

Përsëriteni 30 herë.

 

Pozita e kalit

  • Qëndroni me këmbët pakëz të ndara më gjerë se supet, me gishtat e mëdhenj në drejtim të orës 2 dhe 10 dhe me krahët e zgjatur larg trupit.
  • Lakoni gjunjët që të ulni trupin tuaj 3 cm përderisa e mbani shpinën drejtë, sikurse jeni mbështetur tek muri imagjinar.
  • Ngrituni në pozitën startuese. Përsëriteni këtë 30 herë.

 

Yll i detit

  • Filloni në pozitën e kalit me një objekt afër që është i lartë deri në mes, sikur tavolinë, në të majtë nga ju,
  • Pasi të jeni në pozitë me gjunjë të lakuar, vendoseni dorën tuaj të majtë në sipërfaqe dhe zgjateni krahun e djathrë drejtë anës së kundërt.
  • Shtypeni këmbën e majtë në tokë dhe ngriteni boshtin lartë, duke e lakuar krahun e djathë mbi kokë dhe duke e ngritur këmbën e djathë jashtë në anën e djathë.
  • Zgjateni anën tuaj të djathtë, duke zgjatur këmbën dhe krahun, që të përfundoni duke u mbështetur me tjetrën dorë në tavolinë.
  • Kthehuni në pozitën fillestare të kalit. Përsëritni 30 herë për secilën anë.

 

Dërrasa në këmbë

  • Me këmbët në gjerësi të supeve, vendosim duart në tavolinën e gjatë deri në bel.
  • Bëni një hap mbrapa që thembrat e juaja të ngriten nga toka dhe trupi juaj të mbështetet para.
  • Shtypeni sipërfaqen dhe mbani frymën për një minutë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Si të lexoni etiketat e rrobave për fëmijë: materiali, kujdesi dhe çfarë të shmangni

Udhëzues praktik për të kuptuar etiketat e rrobave të fëmijëve: si të lexoni përbërjen, udhëzimet e kujdesit dhe cilat informacione duhet t'ju shqetësojnë për sigurinë dhe qëndrueshmërinë.

Trend: Veshje praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — udhëzime për gra dhe familje

Udhëzime praktike për gra dhe familje që jetojnë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës: si të ndërtoni një garderobë fleksibël dhe më të qëndrueshme, duke marrë parasysh ndikimin ambiental të tekstileve dhe mjetet e reja që do të sjellë tregu.

Pilaf shtëpie me aromë moderne: receta tradicionale shqiptare për drekë familjare

Recetë e përditësuar e pilafit shtëpiak që kombinon shijen tradicionale shqiptare me zgjedhje më të shëndetshme: drithëra integralë, perime stinore dhe këshilla për higjienën dhe ruajtjen e vakteve.

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.