4.4 C
Priština
More

    Pija më efikase për humbje të peshës dhe shkrirje të dhjamit

    spot_imgspot_img

    Uji “Sassy” – pija më efikase për humbje të peshës dhe shkrirje të dhjamit, të cilën mund ta përgatitni në shtëpi

    Trashësia apo obeziteti është bërë një makth i vërtetë dhe humbja e një sasie të vogël të peshës është beteja më e madhe për femrat dhe meshkujt. Regjimet e dietave të ndryshme janë të shumta por shumica e njerëzve nuk e dijnë se ato nuk janë edhe aq të efektshme kur bëhet fjalë për rezultate afatgjata.

    Nutricionistët besojnë se humbja e dhjamit duhet të jetë proces krejtsisht i natyrshëm duke mos e shterruar përnjëherë trupin.

    Aktiviteti i duhur fizik dhe dieta e ekuilibruar janë e vetmja mënyrë për të arritur këtë, të paktën kjo është ajo që jemi mësuar ta besojmë. Tendencat e fundit konfirmojnë se ky lloj uji mund të jetë aleati më i mirë në luftën kundër dhjamit. Nëse ju nuk keni dëgjuar ende për këtë, ky artikull është një udhëzues shumë i mirë lidhur me këtë temë.

    Cynthia Sass, gazetare dhe dietologe amerikane, është “projektuesja” e kësaj lloj pije.

    Pas procesit të lindjes, shumica e grave duhet të përballen me kilogramët e tepërt dhe kjo është pikërisht arsyeja që motivoi Cynthia-n për të gjetur një mjet të fuqishëm që do të ndihmojë në shkrirjen e dhjamit si dhe zgjidhjen e problemeve të peshës.

    Ajo liçencoi recetën e saj, e cila arriti të bëhet një ndër mënyrat më efektive dietetike që stimulojnë një jetë të shëndetshme me humbje peshe natyrale, brenda vetëm një muaji. Ju do të humbisni disa kilogramë pa ndonjë përpjekje të veçantë, dhe ajo që është më e rëndësishmja, trupi juaj mbetet në një gjendje të përsosur.

    Këtu po ju paraqesim përbërësit për përgatitjen e ujit “Sassy”:

    • 2 litra ujë të filtruar apo të vluar; lëreni të ftohet para se ta përdorni
    • Një lugë rrënjë xhenxhefil
    • 1 trangull të mesëm, i prerë në feta
    • 1 limon i prerë në feta
    • 5-7 gjethe të freskëta nenxhik ose një lugë çaji nenexhik të thatë (mund ta gjeni në barnatore apo në dyqane ushqimore të shëndetshme).

    Kombinoni përbërësit në një enë të madhe dhe përzieni mirë. Transferoni lëngun në një shishe qelqi. Mos harroni, uji “Sassy” duhet të pushojë dhe qëndrojë për 8-10 orë në frigorifer para se ta përdorni atë.

    Mënyra më e lehtë për të pirë mjaftueshëm nga ky lloj uji magjik është që ta përgatitni në mbrëmje, ta ruani në frigorifer dhe ta pini ditën e ardhshme.

    Filloni mëngjesin duke pirë këtë lloj uji dhe bëjeni shprehi të konsumoni në sasi të vogël përgjatë tërë ditës. Në mbrëmje përgatitni një dozë të freskët dhe mbajeni në frigorifer.

    Uji “Sassy” jep rezultate të mahnitshme dhe nuk keni nevojë të ndërprisni ushqimin. Pini në sasi të vogël dhe sërish vendoseni në frigorifer që të ruaj freskinë e saj.

    Nukka kundërthënie në lidhje me konsumin e ujit “Sassy”, por Cynthia nuk e rekomandon për grate shtatzëna dhe nënat që janë në gjidhënie, poashtu edhe për njerëzit që luftojnë me gastrit-in apo ulçerat që ndodhin si pasojë e rritjes së vlerave acidike në trup. Dhe sigurisht, mos e pini atë nëse jeni alergjik nga ndonjëri prej këtyre përbërësve.

    Për rezultate optimal, kombinoni ujin “Sassy” me séance efektive të ushtrimeve apo stërvitjeve. Në këtë mënyrë, ky lloj uji do të nxisë humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme, ndërsa aktivitetet fizike do të forcojnë dhe tonifikojnë muskujt tuaj si dhe lëkurën./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...