2.6 C
Priština
More

    Ushqimet që nuk rekomandohen për iftar

    spot_imgspot_img

    Ushqimi i besimtarëve gjatë muajit të agjërimit dallon nga ushqimi i përditshëm, prandaj është e nevojshme t’i kushtoni kujdes këshillave të mjekëve dhe të nutricionistëve, në mënyrë që organizmi të funksionojë pa probleme gjatë agjërimit, porosisin ekspertët shëndetësorë.

    Duke rikujtuar që besimtarët myslimanë sivjet do të agjërojnë afër 15 orë në ditët më të gjata, është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban pejza ushqyese.

    Të shmanget ushqimi kalorik për iftar

    Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina dhe minerale. Të konsumoni sallatat e sezonit, pemët dhe perimet. Të shmanget ushqimi kalorik, me rastin e iftarit të shmangen pijet e gazuara, madje edhe pijet e ftohta. Konsumoni ujë të vakët dhe lëngje, bëni iftar me hurma. Ushqimi i yndyrshëm nuk i plotëson nevojat ditore të njeriut gjatë ditës. Ndër produktet ushqimorë të cilat organizmi i tret ngadalë bëjnë pjesë bizelja, elbi, gruri, fasulja, orizi.

    Kur është fjala për pijet, nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara të cilat kanë ndikim të keq në organizim, andaj shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë. Kështu që më mirë është që, nëse ekzistojnë mundësitë, të konsumohen uji i ngrohtë, lëngjet natyrale në temperaturë dhome të ngrohur në mënyrë që organizmi të jetë i mbrojtur.

    Çfarë ushqimi duhet të konsumoni për syfyr?

    Në syfyr duhet të hani ushqim të duhur që ju furnizon me energji gjatë ditëve të gjata të agjërimit. Syfyri duhet t’i përmbajë këto ushqime:

    Frutat dhe perimet

    Ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.

    Oriz dhe alternativa tjera

    Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.

    Mish dhe alternativa tjera

    Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...