Ushqimet kryesore për trurin dhe zemrën

spot_imgspot_img

A keni dëgjuar për Dietën e Trurit? Bëhet fjalë për një regjim ushqimor të shëndetshëm për trurin dhe zemrën. Tre vjet më parë, një grup ekspertësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiluan pikat kryesore të këtij regjimi që synon të mbrojë trurin nga sëmundje si Alzheimeri. Vendimi erdhi pas zbulimit të një lidhje të fortë mes ushqimit dhe shëndetit të trurit.Çfarë është ushqyerja për trurin?

Ky regjim ushqimor ka si objektiv parandalimin e sëmundjeve nervore dhe ato kardiovaskulare. Theksi qëndron tek drithërat e plota, produktet e bulmetit pa yndyrë, kripa e kufizuar, perimet, frutat, arrorët dhe proteina. Ushqime të tilla të shëndetshme synojnë të mbrojnë zemrën dhe trurin nga sëmundjet.Ushqimet për trurin dhe zemrën

Sipas studiuesve, çdo ditë njeriu duhet të hajë një sallatë me barishte, një racion me perime, tre racione me drithëra të plota. Në shumicën e ditëve të javës, njeriu duhet të hajë arrorë, fasule, bishtajore. Mishi i shpendëve dhe frutat e pyllit, veçanërisht boronicat dhe luleshtrydhet, duhen ngrënë dy herë në javë, ndërsa peshku një herë në javë.

Vaji i ullirit duhet të jetë yndyra e vetme që mund të përdoret në gatim.Po mishi i kuq?

Mishi i kuq duhet ngrënë shumë rrallë ndërsa për gjalpin sa më pak. Një racion djathë duhet konsumuar një herë në javë, ndërsa ushqimet e skuqura, të shpejta, ëmbëlsirat e blera në market nuk duhen konsumuar.

Lidhja mes trurit dhe stomakut

Truri dhe stomaku janë të lidhur fort me njëri tjetrin, ndaj ushqimet që hamë kanë një ndikim të madh tek truri. Përveç ushqyerjes, duhet të siguroheni të mbani një trup dhe një mendje aktive, të flini siç duhet, të përpiqeni të mos stresoheni

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — udhëzime praktike për veshje, ushqim dhe familje

Udhëzues praktik për gratë që planifikojnë të marrin pjesë në një festival kulturor: si të zgjidhni veshjen e duhur, të menaxhoni ushqimin dhe të përgatiteni me fëmijë, duke respektuar traditat dhe rregullat e organizatorit.