12.2 C
Priština
More

    Unë gjithmonë i harroj emrat, mos ndoshta kam demencia(çmenduri)?

    spot_imgspot_img

    Mundoheni të mbani mend emrat e njerëzve? Vazhdimisht i humbni çelësat/celularin/çantën?

    Gabimet e kujtesës janë të zakonshme, sidomos kur çoni jetë në zënë me punë dhe angazhime familjare, dhe gjatë gjithë kohës jeni të mbingarkuar me informacione mbi celularët, kompjuterët dhe tabletat.

    Keni shmangur njoftimin e ndonjë mikut tuaj me partnerin pasiqë keni i harruar emrin, apo keni dalë nga shitorja pa blerë artikullin për të cilin jeni futur brenda? Bllokada mendore mund të jetë e turpshme apo frustruese dhe ju bën të pyesni veten “ A kam çmenduri?”.

    Pse kujtesa ime është e dështuar?

    Nëse harroni nuk d.t.th se keni sëmundje Alzhajmer apo ndonjë formë të çmendurisë. Kujtesa juaj mund të dobësohet si pasojë e plakjes dhe harresa mund të jetë shenjë e stresit apo depresionit, por nëse jeni të shqetësuara mund të kontrolloni simptomet.

    Edhepse mendohet si një sëmundje e të moshuarve, demencia mund të ndodh tek personat nën moshën 65 vjeçare, edhepse nuk është aq e zakonshme, ka mbi 40,000 persona të rinj me këtë sëmundje në Britaninë e Madhe.

    Diktim i shenjave të demencias

    Është quajtur “murtaja e shekullit 21” për shkak të numrit në rritje që deri më 2025 supozohet të arrijë milionin. Pra, si mund të dallojmë harresën e përditshme dhe normale me demencian? Lezoni listën më poshtë nga profesori Xhon O`Brajën, nga Universiteti i Kembrixhit, dhe vizitoni mjekun tuaj nëse keni:

    Harresë të përsëritur – Të gjithë harrojmë emrin e kolegut apo të shkojmë në takim me mikun nga koha në kohë. Megjithatë, ndokush me demencia mund të harrojë vazhdiisht emrat dhe planet, madje edhe tërë incidentin.

    Nuk mund të kujtoni ngjarjet- Mund të keni kujtesën bosh për ndonjë fjali të caktuar apo çfarë keni bërë gjatë fundjavës, mirëpo më pas ju kujtohet, qoftë spontanisht apo qoftë duke menduar për atë moment. Mirëpo, nëse nuk mund të kujtoni momente që duhet të jenë të njohura për ju atëherë nuk keni harresë normale.

    Probem me përkujtuesit- Shumica prej nesh përdorin ditar apo kalendar që ju ndihmon të përkujtojnë, megjithatë një person me demencia mund të ketë humbur aftësinë për të bërë këtë gjë. Përderisa normalisht fjalët, fotot apo frazat na bëjnë të na kujtohen gjërat, kjo informatë mungon tek të sëmurët me demencia.

    Keni humbur aftësinë të performoni detyra të përditshme- Kur jemi në stres apo mundohemi për shumë gjëra në të njejtën kohë, memorja jonë kompromitohet. Por demencia përfshin edhe reduktim të aftësive për të kryer punë normale, siç është përgatitja e ushqimit apo bërja dush. Gjithashtu nënkupton ndryshim të vëmendjes në kujdesin personal, për shembull, veshje të palara, lëshime në higjienën personale e tj.

    Jeni duke vepruar jashtë karakterit- Harresa e gjërave mund të ju bëjë të ndiheni keq, mirëpo zemërimi jokarakteristik, qasja mbrojtëse dhe ndryshimet tjera negative në personalitetin mund të tregojnë se kujtesa juaj nuk është normale.

    Çfarë pastaj?

    Secili që brengoset për harresën, posaqërisht nëse është mbi moshën 65 vjeçare, duhet të konsultohet me mjekun urgjentisht. Diagnostifikimi i hershëm mundëson qasje më të shpejtë në trajtimin e sëmundjes. është me rëndësi që të përjashtohen rrethanat siç është depresioni, infeksionet e traktit urinar dhe çrregullimet e vitaminave dhe gjëndrrës tiroide, që mund të shkaktojnë simptoma të njejtë sikurse demencia. Vlerësimi mund të përfshijë kontrollin fizik, testimin e kujtesës dhe skanim të trurit./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...