Larja e enëve është pjesa më e vështirë e përgatitjes së ushqimit për shumë amvise. Megjithatë ekzistojnë disa truke që mundësojnë t’i lani sa më shpejt që është e mundur.

Madje edhe ato gra (edhe ata burra, pasi edhe ata kanë për obligim t’i lajnë enët) që kanë makinë për enë, janë të detyruar t’i lajnë në dorë disa sosh. Për të mos mbetur të robëruar përbri lavamanit, disa këshilla janë tejt të rëndësishme për përshpejtimin e larjes së enëve.

Furcë për enë

Shpuzat janë shumë të mira për enët e qelqta, por një furcëë e mirë me brushë është shumëmë e përshtatshme dhe mund të bëjë cudira. Me anë të saj mund t’i lani shumë më shpejtë pjatat, tenxheret dhe tepsitë. Më e ira është se ato lahen dhe mirëmbahen lehtë. Mund të lahen në maqinën për enë apo thjesht vetëm të zihen me pak detergjent.

Për larjen e enëve është mirë t’i bëni parapërgatitjet e duhura, në mënyrë që ky proces të mos zgjasë shumë. Mbusheni lavamanin me ujë, shtoni detergjent, pastaj vini enët brenda të zbuten, të paktën aq sa i merr lavamani, përkatësisht ato më të vështirat për larje. Lërini të zbuten derisa të ftohet uji dhe në këtë mënyrë enët do të jenë pothuajse të lara. Pas kësaj ju duhet vetëm lehtësisht t’i kaloni me një leckë apo me shpuzë.

“Kate” dhe kore vezësh

Nëse keni shumë pjata për të larë radhitini ato njërën mbi tjetrës, por duk i ndarë nga lugët dhe pirunat. Lëshoni përsipër pjatave pak ujë dhe lërini të zbuten drisa i lani jnjë nga një me radhe.

Po cfarë të bëni me ushqimet e ngjitura e të djegura? Duhet t’i gërryeni mirë, pataj t’i mbushni pak me ujë dhe pak detergjent, duke i lënë të zbuten një grimë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i larë enët ku janë ngjitur gjellët. Pas kësaj lajini ato sipas procedurës së zakonshme.

kosovarja.ch