Truket efektive për të fshehur hijezimet e errëta rreth syve

spot_imgspot_img

Pa marrë parasysh se sa fleni, ju nuk mund që të largoni hijezimet e errëta rreth syve? Disa njerëz thjeshtë e kanë rrethin e syve më të theksuar dhe më të errët, por kjo nuk do të thotë se nuk është koha për të mësuar se si ti fshihni dhe në atë mënyrë freskoni pamjen tuaj.

1. Harrojini korrektorët e trashë
Për të fshehur rrethet e syve të errëta keni nevojë për krema të buta korrektuese. Më të mirat janë ato që vijnë me një furçë ose në një kuti. Korrektorët në stick janë shumë të trashë për këtë zonë delikate dhe mund të theksojnë edhe më shumë këtë pjesë problematike.

2. Zgjidhni hijen e duhur
Korrigjuesi shumë i lehtë mund të theksoj më shumë rrethin e errët të syve, prandaj përqendrohuni në ngjyrat që janë të ngjashme me tenin e lëkurës tuaj. Rrethet e syve janë nga  natyra të hijezuara me ngjyrë hiri apo rozë e çelët kështu që neutralizoni me hijezues ngjyrë të  verdhë apo bezhë.

3. Merrni një laps të butë ngjyrë bezhë apo të bardhë
Pak laps të bardhë apo bezhë brenda kapakut të poshtëm të syrit do të ndihmojnë që fytyra të duket më e freskët dhe patjetër provoni këtë truk të vogël.

4. Hija e bardhë kundër bazës së hundës
Në qepallën e sipërme të syrit, në rrënjën e hundës gjithmonë vendosni pak hijezim të bardhë. Ky truk vizualisht do të bëjë sytë tuaj të duken më të mëdhenj, por edhe të tërheqin vëmendjen nga rrathët e errët të syve, shkruan Inex.

5. Hidheni furçën
Furça për korrektor është një gjë e shumë e mirë për të fshehur defektet në fytyrë, por shumë grimer thonë se mjeti më i mirë për rrethet e errëta të syve është – gishti. Korrektorin e vendosni nën-rrethin e syve dhe shtypeni me gisht, kurse furçën lejeni për puçrra dhe kapilarët. /gruaja-sot.net/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuri pa zhurmë: zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet ndodhin te të gjithë. Mëso si t’i kthesh në dialog të qetë me hapa të thjeshtë: përgatitje, dëgjim aktiv dhe rregulla të buta.

Ushtrime të shkurtra për gratë

Një plan 5–10 minutësh për lëvizje dhe pushim që përshtatet me ditët e zëna të grave: siguri, qëndrim i mirë, elasticitet dhe rikuperim i mençur.

Nëna dhe adoleshenca: mbështetje për provime

Provimet sjellin stres, por me rutinë të thjeshtë, dialog të qetë dhe kujdes bazë, mund ta mbështesësh adoleshentin tënd me besim.

Materiale dhe shtresa për motin ndryshueshëm

Shtreso zgjuar për motin që ndryshon nga mëngjesi në darkë: materiale praktike, kombinime Kosovë–Zvicër dhe ide familjare, në stilin e thjeshtë të Kosovarja.