8.1 C
Priština
More

    Trishtuese: Fjetja me grim mplak lëkurën për 10 vjet

    spot_imgspot_img

    Çdo e treta femër nuk e pastron rregullisht grimin para gjumit, theksojnë disa kërkime britaneze. Të njejtat ato femra janë të vetëdijshme që fjetja me grim mund të bie deri tek krijimi i puçrrave, tharjen e lëkurës dhe rrallimin e qerpikëve.

    Mirëpo, sa është me të vërtetë e dëmshme fjetja me grim, dhe çfarë lëkura juaj me të vërtetë duron? Përgjigjet do t’ju shokojnë, sa edhe do t’ju brengosin, posaçërisht kur fillojmë me të dhënat që nëse i kalon dy ditë me grim, lëkura juaj do të jetë një muaj më e vjetër.

    Që të dëshmohet se cilat ndryshime ndodhin në lëkurë, dermatologët britanezë kanë zhvilluar një eksperiment. Një grua deri në moshën 40 vjeçe, me lëkurë të butë dhe rinore është dakorduar që të mos e heq grimin për një muaj rresht. Përveç ujit, ajo nuk ka përdorur asnjë preparat për pastrim ose freskim të lëkurës, su dhe në mënyrë të rregullt ka rregulluar grimin.

    Me ndihmën e kamerës 3D janë përcjellur ndryshimet në fytyrë. Deri në 10 ditë, ndryshimet kanë qenë jo vetëm të dukshme, por edhe të dhimbshme. Buzë të thara, lëkurë të plasaritur dhe sy të skuqur dhe të fryrë. Qepallat kanë qenë të kuqe, kurse faqet sikur letër gërryese. Rreth syve ishin paraqitur cista të vogla të cilat ngjanin në zbokth.

    Lëkura në anën e majtë, në të cilën gruaja kishte fjetur, ishte për 20% në gjendje edhe më të rëndë se pjesa e djathtë. Sikur të mos kishte pranuar mjaftueshëm oksigjen, kisha ardhur deri te rrjepja e lëkurës. Rrudhat nuk ishin përkeqësuar, por ishin thelluar edhe më shumë. Poret e lëkurës ishin rritur për 5%, kurse papastërtia në to mund të gërryhej edhe me thua.

    Më e keqja është prap ajo se kishte rënë në mënyrë drastike prodhimi i kolagjenit dhe elastinës, që mbajnë lëkurën tonë të të duket e re. Përfundimin e ka sjell mjekja Stephany Williams, nga klinika dermatologjie evropiane në Londër, e ai thotë kështu: Pas një muaji jete me grim, lëkura është mplakur për 10 bite.

    Nuk është e vështirë për të kuptuar se pse kujdesi ndaj lëkurës fillon me heqjen e rregullt të grimit. Sado që të ndjeheni e lodhur, më së miri është që afër krevatit të mbani gjithmonë fasha për largim te grimit, të cilat do t’i kaloni nga fytyra, largoni pudrën, maskarën, buzëkuqin dhe hijezimin, e t’i japë lëkurës shansin që gjatë natës të kryeje pa u penguar proceset të cilat e mbajnë atë në jetë. Në të kundërtën, mos u habitni nëse zgjoheni me alergji, skuqje, kruarje apo nëse qerpikët tauj papritmas përgjysmohen. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...