19.2 C
Priština
More

    Terapia fizike ndihmon që të mbeteni shtatzënë

    spot_imgspot_img

    Terapia fizike mund të rritë fertilitetin dhe t`ju ndihmojë që të mbeteni shtatëzëne

    Shterpësia është gjendja më e rëndë shëndetësore për një femër, pasiqë ka shumë shkaktarë ndërsa pak zgjidhje për ta shëruar atë, është emocionalisht e rëndë, posaqërisht pasiqë nuk kuptohet herët por pasiqë të keni bërë planet e juaja për të krijuar familje. 11 % e femrave amerikane vuajnë nga kjo sëmundje, që provojë çdo gjë që të ngelen shtatëzëne, posaqërisht tretmane që kushtojnë shumë të holla.

    Mirëpo, një studim i ri tregon shpresë në trajtimin e shterpësisë me anë të terapisë speciale fizikale që jo vetëm që është më e lirë por edhe është më e lehtë se shumica e praktikave tradicionale.

    Studimi mbikqyri 1300 femra që vuanin nga tre shkaqet primare të shterpësisë: dhimbja gjatë seksit, imbalanca hormonale dhe ngjitja. Studimi gjeti se pas terapisë fizikale, femrat përjetuan 40 deri 60 përqind shkallë të suksesit për të mbetur shtatëzëne. Terapia ju ndihmoi më shumë femrave me gypa të bllokuara fallopianë(60 përqind ngelën shtatëzëne) dhe sindrom policistik ovarian (53%).

    Kjo metodë e specializuar e terapisë fizikale i ul ngjitjet, apo plagët e brendshe që krijohen kur trupi shërohet nga infeksioni, infalamacioni, operacioni kirurgjik, trauma, dhe endometroza. Ngjitjen janë si ngjitës andaj edhe quhen ashtu, mund të bllokojnë gypat fallopianë, të mbulojnë ovariumet apo të ndërtojnë mure përreth mitrës me çka ulet shansi për të ngelur shtatëzëne.

    Një metodë e ngjashme e quajtur “teknika Mercier” nënkupton tretmanin që manipulon me dorë organet e brendshme të legenit. Nuk është metodë e dhimbshme por nuk është edhe masazh i thjeshtë.

    Pra, si mundet që shtytja e abdomenit të femrës të mund të ndihmojë atë që të ngelë shtatëzëne? Fillimisht, duke ngritur qarkullimin e gjakut dhe mobilitetin. Një mitër e vendosur keq, ovariumet e bllokuara apo endometroza, mund të ulin qarkullimin e gjakut deri tek organet e riprodhimit. Me ripozicionimin e organeve dhe me hapjen e kanaleve të bllokuara, qarkullimi i gjakur ngritet duke e bërë sistemin riprodhues më të shëndetshëm, e balancon hormonet e trupit aj natyralisht.

    Këto teknika e ndihmojnë fertilitetin edhe duke adresuar problemet emocionale, pasiqë terapistët punojnë për së afërmi me pacientët.

    Pasiqë nuk kushton shumë dhe nuk nënkupton ndërhyrje të madhe, kjo metodë preferohet të përdoret e para nëse keni probleme me shtatëzëninë. Terapitë alternative ndonjëherë marrin emër të keq mirëpo janë të rëndësishme, andaj ndonjëherë është mirë të provoni të dy mënyrat, atë konvencionale dhe atë alternative.

    Në fund të fundit, secili dëshiron që të ketë rezultate pozitive dhe shtatëzëni të suksesshme, të lumtur dhe të shëndetshme. Andaj ia vlen të provoni opcione të ndryshme që mund t`ua mundësojnë këtë gjë. Disa femra mund të ngelin shtatëzëne shumë lehtë ndërsa të tjerat mund të kenë nevojë për situatë ideale për këtë gjë. Këtë e bëjmë me terapinë, u ndihmojmë që të arrijnë atë situatë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...