Të pini kafe çdo ditë është mirë për zemrën dhe jetëgjatësinë, thotë studimi

spot_imgspot_img

Pirja e kafesë mund të mbrojë zemrën dhe nuk shkakton probleme, sipas një studimi. Pirja e dy deri në tre filxhanë kafe në ditë është shoqëruar me rrezik më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës ose nga vdekja e hershme për çfarëdo arsye, sipas tre abstrakteve të hulumtimit.

“Ne zbuluam se pirja e kafesë kishte ose një efekt neutral – që do të thotë se nuk bëri dëm – ose shoqërohej me përfitime për shëndetin e zemrës”, tha dr. Peter M. Kistler, një ekspert kryesor i aritmisë.

Studimi i parë u fokusua në më shumë se 382,500 të rritur që nuk kishin sëmundje të zemrës dhe ishin mesatarisht 57 vjeç. Pjesëmarrësit që pinin dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kishin rrezikun më të ulët për zhvillimin e mëvonshëm të problemeve të zemrës, në të cilat u fokusua studimi. Njerëzit që pinin afërsisht një filxhan kafe në ditë kishin rrezikun më të ulët për të pasur goditje në tru ose për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Pirja e një deri në pesë filxhanë kafe të bluar ose neskafe në ditë lidhej me rrezik më të ulët për të pasur sëmundje të zemrës ose goditje në tru. Pirja e dy deri në tre filxhanë të çdo lloj kafeje çdo ditë lidhej me një rrezik më të ulët të vdekjes së hershme ose nga sëmundjet e zemrës, raporton CNN.

Pjesëmarrësit e analizuar në një studim të tretë ishin ata që kishin tashmë aritmi ose një lloj sëmundjeje kardiovaskulare. Për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare, asnjë nivel i marrjes së kafesë nuk është gjetur të jetë i lidhur me zhvillimin e aritmisë. Nga të rriturit me aritmi, marrja e kafesë – veçanërisht një filxhan në ditë – u shoqërua me një rrezik më të vogël të vdekjes së parakohshme.

“Analizat sigurojnë prova të mëtejshme se konsumimi i moderuar i kafesë nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe nuk ka nevojë të ndërpritet nëse dikush ka sëmundje të zemrës, edhe nëse është një ritëm jonormal i zemrës”, thuhet në studim.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.