16.7 C
Priština
More

    Të gjitha të pavërtetat për ata që zgjohen jerm (somnabulët)

    spot_imgspot_img

    Ecja në gjumë lidhet me stres dhe pagjumësi, për shkak të perceptimin personal të reales të gjitha që i bëjnë i bëjnë me qëllim, e shumica e të rriturve kujtohen se çfarë kanë bërë.

    Sipas zbulimeve të sotme, zgjimi jerm është i lidhur me gjenetikë, e nga 80 për qind të njerëzve që zgjohen jerm të paktën njëri nga pjesëtarët e familjes në një periudhë jetësore ka ecur nëpër gjumë, kanë theksuar shkencëtarët nga Montreali.

    Fakte

    • Rreth 30%  të familjeve e kanë të paktën një person që ju ecën në gjumë.
    • Shëtisin jerm? Jo, tani më shumë shkruajnë mesazhe deri sa flenë…

    Edhe pse duket e rrezikshme, sidomos për ata që për herë të parë e shohin, dijetarët kanë shpjeguar që kjo është vetëm mit. Ata me analiza të hulumtimit në 15 vjetët e fundit kanë arritur që të sqarojnë marrëzitë e thjeshta, ka shkruar Counsel&Heal.

    Mit: Zgjimi jerm në shumicën e rasteve është e rrezikshme

    Edhe pse mund të jetë e rrezikshme, e zgjuara jerm në shumicën e rasteve zgjat shkurtë, kështu që ai që zgjohet nuk arrin të lëndohet. Ata kanë perceptim totalisht të ndryshëm të aktiviteteve të tyre ditore dhe me shumë lehtësi i kalojnë të gjitha pengesat. Vetëm në raste të rralla e zgjuara jerm mund të zgjasë më shumë dhe mund të jetë më e rrezikshme, ndërsa disa nga të anketuarit kanë vozitur edhe veturën deri sa kanë qenë në gjumë.

    Miti: E zgjuara jerm largohet zakonisht në moshë madhore

    Kjo zvogëlohet me kalimin e kohës, e shpesh fëmijët zgjohen jerm në moshë nga 6 deri në 12 vjet. Në gati 75 për qind të rasteve e zgjuara e ecjes në gjumë në moshë të rritjes largohet vetvetiu. Të rriturit e kanë gjumin më të keq në krahasim me fëmijët, ndërsa gjendja në gjumë të thellë është më e shkurtë për shkak të së cilën epizodat e ecjes në gjumë janë më të rralla.

    Miti: Atyre që zgjohen jerm nuk u kujtohet ecja në gjumë

    Në fazë të gjumit pjesë të ndryshme të trurit  mund të flenë në kohë të ndryshme andaj ata që zgjohen jerm në të njëjtën kohë edhe janë në gjumë edhe janë të zgjuar. Pikërisht për këtë edhe mund t’ju kujtohet gjithçka, posaçërisht të rriturve, në krahasim me fëmijët që më vështirë iu bien ndërmend.

    Miti: Të gjitha që ata i bëjnë,  i bëjnë pa ndonjë shkas

    Edhe pse atë që njerëzit që zgjohen jerm e deshifrojnë nuk ka asnjëfarë kuptimi, ata saktë i dinë arsyet e veta. Këto arsyeje nuk janë gjithmonë të qëllimshme, por ata janë të bindur që kjo është ajo që duhet të bëjnë, në të njëjtën mënyrë si në gjendje të zgjuar.

    Kështu për shembull një prej vullnetarëve gjatë zgjuarës jerm qenin e ka çuar nën dush,  sepse ka menduar që kafsha është duke u djegur.

    Miti: E zgjuara jerm nuk ndikon në gjendje të zgjuar

    E zgjuara jem me të madhe ndikon tek ata gjatë kohës që janë zgjuar. Ecja në gjumë shpesh është pasojë e stresit dhe mungesës së gjumit, ndërsa 45 për qind janë aq të lodhur që mezi funksionojnë dhe flenë sa herë iu ofrohet rasti. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...