Tamponët janë brenda jush, por brenda tyre çfarë ka?

spot_imgspot_img

Në vitin 2010 dhe 2011, femrat në Amerikën Veriore janë pajisur deri me 3 miliardë dollarë të produkteve të higjienës femërore. Më shokuese se paratë e harxhuara, është fakti se kjo është pothuajse një industri tërësisht e parregulluar. Një raport i ri nga Zëri i femrave vë në pah praninë e materialeve toksike (si dioksinat, furanet dhe pesticidet) tek tamponët, pecetat higjienike, kremrat e ndryshme, dhe ngrisin zërin për rregullim më të mirë të këtyre produkteve. Toksinat lidhen me kancerin, sëmundjet endokrine dhe reaksionet alergjike.

Prodhuesve nuk u kërkohet ti paraqesin përbërësit në tamponët dhe produktet tjera higjienike pasi këto produkte konsiderohen si “pajisje mjekësore”. Sprejet, detergjentet dhe kremrat konsiderohen si kozmetike dhe pothuajse nuk u kushtohet rëndësi testimit. Është për tu habitur fakti se si materialet e përdorura në këto produkte mund të ndikojnë në shëndetin e femrave.

Andrea Donsky si avokate e konsumatorëve dhe shoqata Zëri i femrave janë duke udhëhequr kauzën për transparencë më të madhe të këtyre produkteve. Safe Cosmetics&Personal Care Products e cila është në zbatim që në mars 2013 kërkon të përmirësojë rregullimin e produkteve të kujdesit personal./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.