Supë me kungull dhe lakër jeshile

Përgatitni ushqimin tuaj me përbërës me kalori të ulët. Kjo recetë e supës është e pasur me përbërës të shëndetshëm që i jep trupit tuaj sasinë e duhur të ushqyesve të nevojshëm. Supë kremoze dhe elehtë që është e përkryer për tu servuar e nxehtë apo e ftohtë.

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 patate të vogël, e prerë në kube të vogla
  • 1 qepë të vogël, e copëtuar
  • 1 degë selino, e prerë në kube të vogla
  • 1 tas me kungull, të prerë në kube të vogla
  • 1 tas lakër jeshile
  • 1 tas supë pule
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • ¼ lugë çaji piper i kuq
  • Një majë arrë myshku
  • ¼ lugë çaji hudhër e grirë imët
  • 1 tas qumësht
  • Kripë dhe piper
  • Salcë kremoze (opcionale)

Procedura:

Në një tenxhere të thellë shkrini gjalpin dhe hidhni sasinë e vogël të miellit. Përzieni deri sa të fitoni një masë kremoze. Shtoni perimet, kungullin dhe lakrën jeshile dhe përzieni mirë ato. Shtoni edhe përbërësit tjerë të mbetur, përveç kremit. Zieni në temperaturë të ulët derisa patatja të zihet mirë.

në një përpunues të ushqimit apo blender, përzieni purenë. Transferojeni në një enë apo pjatë për servim dhe hidheni salcën kremoze sipër. Servojeni të nxehtë me bukë.

Variant tjetër: ftoheni supën në frigorifer. Servojeni të ftohtë dhe me salcë kremi.

Gjithashtu mund të përdorni spinaq nëse lakra jeshile nuk është në disponim. Një pikë salce pikante do të jepte një shije të ndryshme dhe shumë të shijshme.

kosovarja.ch