Studim: Placenta mund të bllokojë transmetimin e COVID-19 te foshnjat, gjatë shtatzënisë

spot_imgspot_img

Arsyeja pse disa gra shtatzëna e kalojnë COVID-19 te të porsalindurit e tyre, pavarësisht se kanë përjetuar vetë komplikime serioze, mund të qëndrojë në placentë, zbuloi një studim i publikuar të hënën nga “American Journal of Patology”.

Placentat e mbledhura nga 16 shtatzëna të diagnostikuara me COVID-19 në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzënisë përmbajnë nivele më të ulëta të një enzime, të quajtur enzima konvertuese e angiotenzinës 2, ose ACE-2, sesa ato pa virus, treguan të dhënat.

ACE-2 lejon virusin që shkakton COVID-19 të hyjë në qelizat njerëzore dhe të përhapet në të gjithë trupin, thanë studiuesit.

“Ne mendojmë se kur një grua ka COVID-19 në shtatzëni, placenta po largon ACE-2 si një mënyrë për të bllokuar virusin që të kalojë te fetusi”, tha bashkautori i studimit Dr. Elizabeth S. Taglauer. në një deklaratë për shtyp.

“Kjo mund të sigurojë informacion të rëndësishëm për terapitë dhe strategjitë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së infeksioneve të tjera”, tha Taglauer, një profesoreshë e pediatrisë në Universitetin e Bostonit.

Hulumtimet kanë treguar se shtatzënat me COVID-19 janë në rrezik më të lartë për komplikime të lindjes, duke përfshirë lindjen e parakohshme.

Megjithatë, studimet sugjerojnë se rreziku për kalimin e virusit te të porsalindurit është i ulët.

Për këtë studim, Taglauer dhe kolegët e saj mblodhën placenta nga dy grupe grash që lindën foshnja në Qendrën Mjekësore të Bostonit midis korrikut 2020 dhe prillit 2021.

Grupi i parë kishte shtatzëni normale dhe nuk kishte diagnozë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa i dyti rezultoi pozitiv dhe kishte sëmundje aktive gjatë tremujorit të dytë ose të tretë, thanë studiuesit.

Duke pasur parasysh se placenta ka shumë ngjashmëri me mushkëritë, për sa i përket strukturës së indeve, gjetjet mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë se si COVID-19 hyn në qeliza dhe për të identifikuar mënyrat për të parandaluar infeksionet duke kontrolluar nivelet e ACE-2, sipas studiuesve.

Të kuptuarit se si placenta i mbron natyrshëm foshnjat nga COVID-19 mund të jetë e rëndësishme, tha Taglauer.

“Placenta është një nga të paktat ‘histori suksesi’ të pandemisë”, shtoi ajo.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.