12.7 C
Priština
More

    Simptomet e mungesës së hekurit në gjak

    spot_imgspot_img

    Nga të gjitha mineralet, njerëzve më së shpeshti u mungon hekuri në gjak, mirëpo simptomet janë të atilla që nuk vërehen ose nuk u kushtohet shumë vëmendje. Problemi i mungesës së hekurit në gjak zgjidhet lehtë.

    Mungesa e hekurit shkakton dobësim të gjakut, trupi nuk prodhon mjaftueshëm hemoglobinë i cili është një nga proteinat më të rëndësishëm në trupin tonë dhe në mënyrë të barabartë është përgjegjës për bartjen e oksigjenit në qelizat e kuqe të gjakut. Nëse ballafaqoheni me simptomet të cilat do t’i përmendim në këtë shkrim, atëherë rekomandimi ynë është që të vizitoni mjekun dhe të bëni analizën e fotografisë së gjakut.

    Simptomet e mungesës së hekurit:

    • ngjyra e zbehtë e lëkurës

    • marramendja

    • përgjumja

    • dobësimi

    • lodhja

    • humbja e apetitit

    • te rrahurat e forta të zemrës

    Asnjërin nga këto simptome mos e nënvlerësoni.

    Poashtu, anemia mund të jetë shkaktar i disfunksionit seksual, kokëdhembjes, nervozës, harresës, mungesës së koncentrimit dhe aktiviteteve të dobëta në punë. Nuk është patjetër që të keni të gjitha këto simptome, tek sejcili njeri shfaqen simptome të ndryshme. Nëse nuk keni kohë të vizitoni mjekun, ndihmojeni veten duke u kujdesur se çfarë ushqimi hani. Në pjatën tuaj vëni më shumë mish lope, fasule, arra, pemë dhe perime. Krahas këtyre, hani edhe gjëra ushqimore të pasura me vitamin C, ndërsa shmangne qumështin dhe kofeinën. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...