Si t’ja bëjmë që make up-i të mos prishet prej maskës

spot_imgspot_img

Tani që maska është ligjërisht e detyrueshme, e kemi të qartë që një pjesë të mirë të ditës do ta kalojmë me të. Problemi i dytë pas “bezdisjes” që shkakton herë pas here është make up. Ti e vendos me frikën se kur ta heqësh grimi do të jetë fshirë. Nuk ka më buzëkuq dhe as krem pudër në hundë. E sikletshme, prandaj duhet gjetur një zgjidhje që i përshtatet normalitetit të ri. Fillojmë me këshillat kryesore.Filloni me një hidratant dhe mos e neglizhoni kurrë

Duke qenë se do ta mbajmë për shumë orë në fytyrë, lëkura mund të irritohet. Për ta shmangur këtë, vendosni pak hidratant para se të nisni me procesin e make up-it.

Kujdes me fondatinën që zgjidhni

Na lini t’ju kujtojmë se kremi i diellit është gjithashtu një Must, por nëse do të vini krem pudër sipër tij, sigurohuni që të jetë i hapur. Kontrasti i madh me qafën nuk do t’ju ndihmonte nëse ju fshihet kur hiqni maskën. Nëse keni mundësi, vendosni sa më pak, nëse s’bëni dot pa krem pudër sigurohuni të jetë mbuluese dhe të zgjasë gjatë gjithë ditës!

Mos harroni pudrën fiksuese

Duke përdorur pudrën fiksuese, make up-i e ka më të lehtë të qëndrojë më gjatë gjatë gjithë ditës. Aq më tepër që tani në verë, bëhet dyfish dhe më e vështirë.

Mos harroni vetullat

Kujtoni që tipari që bie më shumë në sy këto kohë janë sytë dhe vetullat. Kujdesuni për to dhe sigurohuni të marrin vëmendjen që meritojnë!

Në vend të buzëkuqit përdorni një lipbalm

Për disa kohë hiqni dorë nga buzëkuqi, pasi është me më shumë rëndësi të mbani buzët të hidratuara. E thamë që maska mund t’ju irritojë prandaj një gjalp buzësh do t’ju bënte punë!

Burimi: Real Simple

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Argëtuese: Si të organizoni një quiz familjar tematik mbi folklorin lokal — aktivitet argëtues me burime të pë

Udhëzues praktik për të organizuar një quiz familjar tematik mbi folklorin lokal: si të përgatiteni, si t’i siguroni burimet e verifikueshme dhe si ta bëni lojën të përfshirëse për të gjitha moshat.

Dhoma-e-fjetjes | dekor sezonal me ripërdorim: mbulesa jastëku, kutia natës dhe sache aromatik me bimë vendore

Udhëzues praktik për të dhënë jetë të re dhomës së gjumit duke ripërdorur mbulesa jastëku, një kuti natës dhe sache aromatik me bimë vendore, duke vënë në qendër sigurinë ndaj kimikateve dhe rreziqeve për familjen.

Trupi‑Lëkura | stil sezonal me rrobat që tashmë i keni — si të rregulloni rutinën e lëkurës sipas kombinimeve

Si të përshtasni kujdesin e lëkurës dhe flokëve me rrobat që tashmë keni: këshilla praktike për mbrojtje nga dielli, pishina, dhe zakonet e përditshme që shmangin dëmtimin.

Intervistë: Si zhvillohet një projekt krijues nga ideja te prezantimi — rrjedha praktike e punës krijuese

Një udhërrëfyes praktik mbi hapat që ndjek një projekt krijues, i frymëzuar nga praktikat e institucioneve kulturore dhe programet shqiptare-europiane. Nga kërkimi dhe koncepti te dokumentimi, financimi, prodhimi dhe prezantimi.