14.8 C
Priština
More

    Si të zvogëloni poret e lëkurës?

    spot_imgspot_img

    Të kesh pore të mëdha nuk është një shqetësim shëndetësor dermatologjik, është vetëm çështje estetike, prandaj ato duhen normalizuar dhe trajtuar si të tilla.Dermatologët sugjerojnë këto mënyra për t’i minimizuar poret.

    Zgjedhja e produkteve me bazë uji

    Nëse keni fytyrë të yndyrshme, që është zakonisht lëkura me më shumë pore, ju duhet të përdorni produkte me bazë uji. Përdorimi i produkteve me të tilla, shmang vajin e tepërt tek poret. Shmangni produktet me përmbajtje vajore, pasi mund të shtojnë yndyrën në lëkurën tuaj, duke bërë që poret të duken më të mëdha.

    Zgjedhja e larësve me bazë xheli

    Një pastrues me bazë xheli ndihmon në largimin e yndyrës së tepërt nga poret, duke zvogëluar pamjen e tyre. Ndërkohë, një lloj tjetër larësi mund të sjellë efektin e kundërt.

    Eksfolimi

    Eksfolimi i lëkurës 1-2 herë në javë është i nevojshëm për largminin e thellë të papastërtive, sidomos nëse keni qenë në ambiente të hapura për një kohë të gjatë. Eksfolimi largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe vajin e tepërt. Përdoni një eksfoliues me acid salicilik për efekt edhe më të mirë. Bëni kujdes mos ta aplikoni më shumë se dy herë në javë pasi edhe tharja e lëkurës më shumë seç duhet nuk është e shëndetshme.

    Maskat me argjilë

    Aplikimi i një maske të tillë 1-2 herë në javë bën që poret mos të bllokohen lehtë. Alternoni ditët dhe mos eksfolioni lëkurën në të njëjtën ditë me maskën e argjilës, pasi ky bombardim i lëkurës me “mjekim”, mund t’ju sjellë acarim të saj.

    Hidratimi 

    Ideja e hidratimit të një lëkure të yndyrshme, mund të duket e bezdisshme, por në fakt ndihmon në zvogëlimin e poreve, hidraton dhe zbut lëkurën. Hidratimi i rregullt parandalon bllokimin e poreve me yndyrë.

    Pastrimi i makeup-it në mbrëmje

    Fjetja me produkte kozmetike në lëkurë është një nga arsyet kryesore të bllokimit të poreve. Kjo për shkak se tualetet, vaji dhe bakteret “bashkohen” në lëkurë dhe e bllokojnë atë më lehtësisht.

    SPF

    Është thelbësore të kujdeseni për lëkurën në diell. Nëse lëkura ju digjet nga dielli, ajo do thahet dhe kjo do e përkeqësojë situatën me poret. Përdoreni çdo ditë dhe qëndroni në hije, kur dielli është shumë i fortë.

    Burimi: Medical News Today

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...