Si t’i trajtoni shenjat post-akne

spot_imgspot_img

Nëse ka diçka me të bezdisur sesa vetë aknet, janë shenjat që ato lënë pas në lëkurë. Dhe po flasim për shenjat e inflamuara të kuqe, të cilat mbeten për të na kujtuar se nuk shpëtuam aq thjeshtë nga ajo puçrra e madhe në mes të ballit.Megjithatë ka shpresë dhe kemi dy zgjidhje:
– Të kesh durim të gjatë dhe të presësh ciklin natyral ripërtëritës të lëkurës sa të kujtohet të zbehë shenjat e tua.
– Kujdesi ndaj lëkurës!

Me shenjat e akneve mund të të ndihmojnë një sërë përbërësish të cilët gjenden në produkte të ndryshme. Megjithatë, nëse do të të duhet të zgjedhësh vetëm njërin, ai është mbrojtësi ndaj diellit.

Dielli është shkaku kryesor i theksimit të shenjave të akneve, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse mbiprodhim i pigmentit në lëkurë, që stimulohet nga inflamacioni i akneve.

Përveç kremit të diellit, që është i domosdoshëm dhe nuk duhet të mungojë asnjë ditë të vitit, disa përbërës të tjerë që mund të ndihmojnë në zbehjen e shenjave të akneve janë retinoidet, acidi azelaik, vitamina C, arbutina, niacinamidet, acidi kojik, AHA etj.

Të tillë përbërës ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit në mënyrë të drejtpërdrejtë duke stimuluar ripërtëritjen qelizore ose duke ngadalësuar procesin e sintezës së melaninës në lëkurë.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.