Si të zgjidhni veshjet sipas formës së trupit

spot_imgspot_img

Zgjedhja e veshjeve të qëlluara nukë është edhe aq lehtë, gratë e kuptojnë këtë gjë më mirë. Mësoni se si të përzgjedhni veshjen e qëlluar për ju, pa marrë parasysh se a keni trup me formë dardhe, molle apo të orës së rërës.

Veshjet e zakonshme të cilat mund t’i vishni në përditshmëri dhe në variantin e mbrëmjeve janë më të preferuarat e femrave. Vetëm edhe të përzgjidhni që të ju përshtatet me trupin – dhe gjithçka do të jetë perfekte. Pastaj ju duhet vetëm edhe një xhaketë ceremoniale, sandale dhe ndonjë shall apo ndonjë pjesë të madhe të stolisë ose një kapelë të madhe apo rryp.

Formë të dardhës

Qëllimi kryesor është për të arritur një ekuilibër në mes të pjesës së sipërme (e ngushtë) dhe pjesës së poshtme (të gjerë) të trupit. Për ju kjo është një përzgjedhje e mirë e veshjes, të prerjes A me një V në qafë. Zgjidhni një veshje të gjatë deri në gju ose vetëm pak mbi gju dhe me një pjesë të sipërme  më të plotë me disa detaje shtesë. Një zgjedhje e mirë është një fustan me rripa të hollë.

Formë të mollës

Problem më i madh i këtij lloji të trupi janë barku dhe beli. Më këtë formë natyrisht që doni të ngushtoni vizualisht belin duke vënë theksin në gjoksin e bukur dhe tek këmbët. Zgjidhni ngjyrë të errët dhe veshje më të shkurtër me një pjesë të sipërme “të guximshme”. Gjithashtu pjesën e belit mund ta ngushtoni vizualisht me anë të një rripi të bukur, ndërsa qëndrimin e trupit mbani me take më të larta.

Forma e orës së rërës

Veshjet e thjeshta mund të bëhen miku juaj më i mirë, nëse i përzgjedhni si duhet. Duhet të zgjedhni veshjet, të cilat theksojnë belin tuaj dhe format mirëpo jo në formë vulgare. Mos u fshihni pas veshjeve me prerje të drejtë, por zgjedhni ato më të ngushta, retro veshje me rripa të lezetshëm. Një zgjedhje e mirë do të jenë veshjet me prerje A të cilat e zbulojnë pak gjoksin tuaj.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Receta të shpejta për javë të planifikuar

Përgatit në 90 minuta pesë baza të mençura dhe monto vakte të shijshme gjithë javën. Planifikim praktik, ide fleksibile dhe këshilla të thjeshta për ruajtje të sigurt.

Kombinime praktike për motin Kosovë–Zvicër

Shtresa inteligjente, materiale që zgjasin dhe organizim familjar që funksionon nga Kosova në Zvicër. Zbulo si të vishet e gjithë familja pa stres.

Dashuria dhe intimiteti: këshilla praktike

Tri hapa të zbatueshëm për më shumë afërsi: fol hapur për dëshirën dhe kufijtë, krijo rituale të shkurtra pa telefona dhe kërko ndihmë kur diçka s’funksionon.

Dashuri & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Hapa praktikë për të zgjidhur keqkuptime pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij dhe shembuj nga jeta e çifteve në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.