5.5 C
Priština
More

    Si të vendosim sa më lehtë qerpikët artificialë

    spot_imgspot_img

    Në kohë festash gjatë vitit, shumë prej jush do të duan të duken tepër joshëse dhe një nga mënyrat për të bërë këtë, ndër të tjera, janë qerpikët artificial. Qerpikët artificial vijnë në gjatësi të ndryshme, dhe më e rëndësishme është që të zgjidhni ato që korrespondojnë me gjatësinë e natyrshme të qerpikëve tuaj. Ato janë bërë nga qimet artificiale apo natyrale, dhe mund të aplikohen si një qerpik i tërë, ose si pjesë individuale.

    Qerpikët mund që menjëherë pasi që ti keni vënë të sigurojnë dukje të shkëlqyer dhe joshëse, por vendosja e tyre kërkon shumë durim dhe koncentrim. Ndoshta në fillim do të ndiheni të panatyrshëm apo do të keni probleme gjatë ngjitjes, prandaj ne kemi përgatitur në këtë artikull disa këshilla të dobishme që do t’ju ndihmojnë të bëni atë „pa u munduar“:

    • Për të ngjitur mirë qerpikët artificial, qepallat tuaja duhet të jenë të pastra dhe të thata
    • Së pari, në qerpikët tuaj, vendosni një shtresë të hollë maskarë
    • Pastaj në tehun e qepallave bëjeni një vijë me eyeliner apo me laps, me gisht apo furçë  butësisht fërkoni vijën, në mënyrë që të zbutni atë dhe të mjegulloni. Në këtë mënyrë shiriti i cili i mban qerpikët do të jetë më pak i dukshëm.
    • Shtrydh një sasi të vogël të ngjitësit për qerpikët në gishtin tuaj dhe butësisht lëvizni atë me shirit i cili i mban qerpikët artificial.
    • Butësisht e afroni shiritin në qepallë, shumë pranë rrënjës së qerpikëve tuaj dhe ngjisni qerpikët artificial. Ngjitini ashtu që të filloni nga jashtë brenda. Duke përdorur dy gishta, shtypni rrënjën dhe prisni disa sekonda që të thahet ngjitësi.
    • Pasi të keni ngjitur me sukses qerpikët artificial, vendosni edhe një tjetër shtresë të hollë me maskarë, që do të shërbejë si një ngjitës shtesë, i cili do të lejojë që të përzihen qerpikun natyral me ata artificial. Kujdesshëm lyeni me maskarë pjesën e brendshme të qerpikëve të sipërm, prisni një minutë, pastaj përsëriteni procedurën edhe një herë.
    • Nëse dëshironi që të arrini pamje natyrale zgjidhni ato qerpikët artificial që kanë gjatësi  të ndryshme të qimeve. Lirisht mundeni edhe vetë, para se ti vendosni që ti shkurtoni me gërshërë në gjatësinë e dëshiruar.
    • Qerpikët artificial largohen me mjete të përshtatshme për largimin e grimit në mënyrë që së pari i lyeni vendet ku janë të ngjitura. Jeni të kujdesshëm për të shmangur dëmtimin e qerpikëve tuaj. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...