Ndihma e parë për skuqje të fytit: 3 ilaçe natyrore për dhimbje

spot_imgspot_img

Dhimbja e fytit gjatë gëlltitjes, temperatura e lartë, kokëdhëmbja dhe dhëmbjet e nyjeve dhe muskujve tregojnë në pectoris apo bajame, një nga sëmundjet më të zakonshme gjatë dimrit. Zakonisht ka të bëj me një inflamacion të shkaktuar nga streptokoku që ndikon në gurmazin, bajamet apo nyjat limfatike të qafës. Sëmundja kërkon trajtim dhe terapia përcaktohet pas marrjes së një brisi nga fyti. Megjithatë, ka receta tradicionale – popullore përmes të cilëve mund të zbutni simptomat fillestare dhe dhimbjet e fytit.

Provoni këtë: katër lugë sherbelë e zieni në dy gota ujë, pastaj le të qëndrojë për gjysmë ore, e shtrydhni dhe e shpërlani fytin më të disa herë në ditë

KOMPRESË TË NGROHTË RRETH QAFËS – një leckë të butë duhet lagur me lëngun e bërë nga uthulli dhe uji, rakia apo alkooli i zbutur, vëjeni rreth qafës dhe mbi të vendoseni një maramë të trashë apo shall. Kompresën duhet të mbani së paku dy orë.

LIMON I FUQISHËM – Në fazat e hershme të pectoris mjete efektive janë të bazuara në limon. Mjekët popullor këshillojnë që në gojë, sa më afër bajameve, duhet mbajtur dy feta limoni, të pastruar nga lëvorja, dhe butësisht të thithni. Kur limoni të zbutet, ju mund të gëlltisni atë, dhe të njëjtën procedurë të përsëritni për gjysmë ore.

MJETE PËR SHPËLARJE TË FYTIT – Në një gotë ku e keni shtrydhur panxharin (cveklën) e freskët e shtoni një lugë të çajit hudhër të grimcuar, dhe pastaj e futni një gotë ujë të zier dhe të ftohur. E lëni që të ulen për pesë – gjashtë orë, por duhet të përzieni çdo gjysmë ore, pastaj kulloni dhe shpërlajeni fytin disa herë në ditë. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuri & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Hapa praktikë për të zgjidhur keqkuptime pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij dhe shembuj nga jeta e çifteve në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Rroba që zgjasin për familjen

Si të zgjedhësh materiale që zgjasin dhe t’i mirëmbash rrobat për një gardërobë familjare funksionale, me hapa të thjeshtë që kursejnë buxhetin dhe kohën.

Dhoma e fjetjes: Dekor sezonal me ripërdorim

Krijo ngrohtësi në dhomën e fjetjes me ripërdorim tekstilesh, rikrijim të kutisë së natës dhe sache aromatik me bimë vendore — me hapa të thjeshtë e të sigurt.

Fëmijët në kuzhinë: udhëzime praktike

Përfshi fëmijën në gatim me rregulla të thjeshta sigurie, higjiene dhe detyra sipas moshës. Krijo rutina që e kthejnë kuzhinën në lojë dhe mësim.