Si të tregohesh romantik/e pa qenë nevoja të shpenzosh shumë para

spot_imgspot_img

Romanca nuk ka nevojë për guidë apo receta, por se frymëzoheni me disa ide nuk është keq! Aq më tepër kur financat nuk janë në ditët e tua më të mira. Nuk ka rëndësi nëse jeni thjesht të lidhur, bashkëjetoni, jeni të martuar apo në takimet e para. Detajet romantike në masën e duhur s’bëjnë kurrë keq!Jo gjithmonë është nevoja të shpenzoni gjysmën e rrogës për t’u dukur i/e dashuruara e shekullit, apo një udhëtim në Paris për ta bërë të ndihet e vlerësuar. Rikthehuni tek gjërat e vogla, pasi shpesh peshojnë më shumë.

  1. Shkruaj diçka tek blloku/axhenda e tyre

Nëse kanë një të tillë, gjej një faqe bosh dhe shkruaj diçka të lezetshme. Deklarata të papritura si “Të dua” në një bllok, do të surprizonte këdo!

  1. Trego entuziazëm për diçka që mund ta bëni vetëm ju të dy!

Sikur edhe një film apo serial në Netflix. Një recetë e gatuar bashkë apo vëmendje teksa shkruani. Kaq mund të mjaftojë!

  1. Bëni një arratisje të vogël bashkë

Kur ajo më pak e pret, telefonoje dhe thuaj: “Bëhu gati se vij për 5 minuta!” S’ka fjali që të emocionin më shumë!

  1. Kthehuni në vendin ku u takuat për herë të parë

Nëse ky s’është detaj romantik, atëherë s’e dimë çfarë është.

  1. Një tufë lule!

Mbetet gjesti klasik i romancës! Mundësisht jo për ditëlindje.

  1. Surprizoji duke i mbushur frigoriferin me gjërat e tyre të preferuara!

Dhurata më e bukur që mund t’i bësh dikujt.

  1. Komplimentoje!!

Nëse do ta shohësh të buzëqeshur!

  1. Trego interes për t’i mësuar diçka që atij/asaj i intereson

Mos harro se këto detaje ujisin dashurinë!

  1. Bëni një xhiro të gjatë në park dhe bisedoni

I bën mirë marrëdhënies suaj nëse e bëni herë pas here!

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: zgjidhje funksionale dhe mikpritëse për hapësira të vogla

Si të organizoni hyrjen e shtëpisë në hapësira të vogla duke kombinuar mikpritjen me masa të thjeshta sigurie për kimikatet shtëpiake — ide praktike dhe këshilla për trajtim dhe depozitim.

Si të organizoni kozmetikën dhe të kontrolloni afatet e përdorimit: udhëzues praktik

Udhëzues praktik për të organizuar produktet e kozmetikës së flokëve dhe për t’i përdorur në mënyrë që të minimizohet dëmtimi: nga kit-i për pishinë tek rutina e larjes dhe tharjes.

Bagazhi i dorës pragmatik për një udhëtim të shkurtër: lista e domosdoshme pa rregulla të përgjithshme kompanish

Një udhëtim i shkurtër kërkon përgatitje të zgjuar: përqendrohuni te dokumentet, informacioni shëndetësor, deklarimet doganore dhe mjetet dixhitale që lehtësojnë kalimin e kufirit.

Ora familjare pa ekrane: 8 aktivitete të shkurtra për kohë cilësore

Një orë familjare pa ekrane mund të ndihmojë në forcimin e lidhjeve dhe të përmirësojë mirëqenien mendore. Ky artikull jep udhëzime praktike dhe 8 aktivitete të shkurtra që promovojnë komunikim të hapur, dëgjim aktiv dhe kohë cilësore së bashku.