4.4 C
Priština
More

    Si të shpëtoni nga ngërçet e menstruacioneve

    spot_imgspot_img

    Sërish erdhi ajo kohë e muajit kur vizitoheni nga menstruacionet, sërish stomaku juaj dhemb tmerrësisht, ndjeheni sikur ju shtrydhet barku, iritoheni me imtësira, nuk e dini në cilën pozitë të rrini për shkak të sikleti që keni në bark, keni humbje të apetitit e tj. Ndjenja e sikletit i referohet ngërçit menstrual që në medicinë quhet dismenorea.

    Ngërçet menstruale mund të jenë të mërzitshme dhe të pakëndshme, mund të shkatërrojnë ditën tuaj duke ju lënë në siklet dhe të irituar pa mundur të kryeni ndonjë punë. Jo të gjitha femrat përjetojnë ngërçe menstruale. Ato dallojnë nga femra në femër, për disa ngërçi menstrual ndodh vetëm ditën e parë për të tjerë vazhdon edhe ditëve tjera. Ja disa këshilla të dobishme se si të shpëtoni nga ngërçet menstruale.

    Të çliroheni nga ngërçet menstruale

    Shmangeni kafeinën: Konsumimi i tepërt i kafeinës i bën ngërçet edhe më keq. Rekomandohet që të rrini sa më larg ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë kafeinë sikur se kola, çaji, çokolata dhe kafja- para dhe pas menstruacioneve.

    Pije të dekafinizuara çaj kamomili. Kolegji Perandorak i Londrës kreu një studim nga i cili konstatoi se pierja e çajit të kamomilit ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga ngërçi menstrual.

    Nxehtësia: Merreni një shishe me ujë të ngrohtë dhe vendoseni në stomak, një tjetër vendoseni në bel. Për disa femra, pasi t`a bëjnë këtë gjë ngërçi zhduket. Për të tjerat do duhej tretman i mëtutjeshëm që të lirohen nga ngërçet.

    Vaskë e ngrohtë: Një mënyrë tjetër e aplikimit të nxehtësisë që të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga ngërçi menstrual. Vaska e ngrohtë i qetëson muskujt e trupit, me çka ndikon në zbutjen drastike të dhimbjeve.

    Medikamente për zbutjen e dhimbjeve: Mund të provoni medikamente të dizajnuara për zbutjen e dhimbjeve nga ngërçet menstruale. Sigurohuni që të merrni lejen e mjekut, medikamentet e tilla përfshijnë: ibuprofen, paracetamol, felvin e tj.

    Acidet yndyrore Omega-3: Një suplement nga vaji i peshkut në ditë, i pasur me omega-3, do ju ndihmojë në lehtësimin e sikletit të shkaktuar nga menstruacionet.

    Shtesat dietore: Para se të filloni me ndryshimin e dietës do të dëshironit të provoni shtesat si vitamina E, B1, B6, D, citrat të kalciumit, magnezium dhe vaj peshku pasiqë lehtësojnë ngërçet tek disa njerëz.

    Vitamina D ndihmon trupin tuaj të procesuojë kalciumin dhe të reduktojnë inflamacionin.

    Citrati i kalciumit ndihmon në mirëmbajtjen e muskujve.

    Magneziumi nëse merret 360 mg të paktën tre ditë para menstruacioneve, ndihmon në reduktimin e kimikateve apo prostaglandineve që lirohen kur menstruoni, e që shkaktojnë kontraktimin e muskujve që rezulton me ngërç.

    Këto shtesa kanë efekte përfituese për shëndetin tuaj.

    Shtrirjet dhe stërvitjet

    • Çoni këmbët : Shtrihuni poshtë dhe vendoseni një jastëk nën këmbët tuaja që të i ngrisë ato më lart se pjesët tjera të trupit. ështu do i relaksoni muskujt e mitrës.
    • Aplikoni shtypje në stomak për 10 deri 20 sekonda: Butësisht aplikoni shtypje, në këtë mënyrë trupi do të mashtrohet duke regjistruar ndjenjën senzacionale të shtypjes në vend se ndjenjën senzacionale të ngërçit.
    • Bëni masazh abdomenit: Në pjesën e përparme të abdomenit, butësisht masazhoni deri në pjesën e poshtme të shpinës, kështu do e zbutni dhimbjen menstruale.
    • Provo të ecësh: Ecja është shumë efektive për të zbutur dhimbjet menstruale. Ecni shpejtë për 30 minuta, tre herë në ditë, kjo do ndihmojë në reduktimin e prostaglandineve.
    • Ushtrime aerobiku: Vrapimi, noti, çiklizmi, vallëzimi, sportet si basketbolli, futbolli e tj. Çdo formë e ushtrimit që përfshin vrapimin do ju ndihmojë në zbutjen e ngërçeve menstruale. Mund të bëni një gjë të tillë 20 deri 40 minuta, tre herë në javë.

    Këshilla të tjera të dobishme

    • Pini shumë ujë, do ju bëjë të ndjeheni më mirë.
    • Mos të visheni me rroba të ngushta përreth belit, mundohuni të vesheni më rroba më komode.
    • Gjejeni një pozitë të rehatshme.
    • Mund të zgjateni përpara kur uleni, kjo do e lehtësojë dhimbjen.
    • Shtrihuni në stomak dhe merrni frymë me hundë ndërsa nxjerreni me gojë, dhe kohë pas kohe ndaleni frymën për një moment. Kjo do ju ndihmojë të ju zë gjumi dhe të ngadalësoni ritmin e zemrës, me çka e vëni trupin në një gjendje të relaksuar.
    • Vendoseni një jastëk direkt në vendin e dhimbjeve dhe shtrihuni mbi të.

    Nëse ngërçet janë me intenzitet të lartë dhe të vazhdueshme, atëherë është më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...