16.4 C
Priština
More

    A ndihmojnë trangujt në sy kundër ënjtjes dhe irritimit?

    spot_imgspot_img

    Pas një jave me pak gjumë, sytë e ënjtur janë të paevitueshëm. Ajo që dëshirojmë të dimë është se a ndihmojnë trangujt në reduktimin e skuqjes, paraqitjes së rretheve nën sy? Përgjigja është një po e zëshmë dhe krenare!

    Si duket ka argumente shkencore që vërtetojnë se feta e trangullit të ftohur me të vërtetë i ndihmon syve. Edhe në qoftë se do tëvërtetohej ndryshe, do e bëjna përsëri sepse është diçka glamuroze, të jesh e shtrirë me fetë trangulli në sy, me rrobe të banjos dhe me pantofla.

    Dermatologu Dr.Gregori Nikolajdi shpjegon se nëse sytë janë ënjtur dhe për më tepër janë irituar, mjetet shtëpiake si trangujt dhe kamomila ndihmojnë në reduktimin e të dyjave. Trangujt kanë antioksidantë të fuqishëm dhe flavinoidë që reduktojnë iritimin. Edhe ftohja e trangujve luan rol të vet, por nuk bën ti vendosni më tepër se pesë minuta.

    Pasi të keni përfunduar me përdorimin në sy, mos e hidhni pjesën tjetër të trangullit. Lexoni se për çfarë maske tjetër do mund t`i përdorni. Përcjellni instruksionet e mëposhtme për të bërë receptin më të mirë të maskës me tranguj. 

    Përbërësit:

    • l 1 trangull (minus dy fetat për sy), i qeruar
    • l 1 lugë jogurt
    • l 1 lugë mjaltë e pastër

    Udhëzimet:

    1. Në një procesor të ushqimeve apo në blender, përziej të tre përbërësit
    2. Shpërndajeni në fytyrë dhe lereni ashtu për 15 minuta
    3. Shpëlajeni me ujë të ftohtë

    Trangulli është hidratues, jogurti dhe mjalta shërbejnë për të lehtësuar djegiet nga rrezet e diellit dhe i stimulojnë indet të rigjenerohen./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...