16.1 C
Priština
More

    Si të shpëtojmë nga seksi i mërzitshëm?

    spot_imgspot_img

    Jo çdo ditë është e dielë prandaj edhe çifteve më të pasionuar ju ndodhë që të bëjnë seks në mënyrë rutinore. A jeni duke shkuar në kahje të rutinës? Më poshtë ju kemi paraqitur disa zgjidhje se si seksi mos t’ju bëhet i mërzitshëm, por ajo që në të vërtetë është – argëtim. Truket e vogla të marra nga faqja e internetit iVillageA, dhe ato të cilat do t’ju ndihmojnë për të bërë këtë janë frymëmarrja tantrike dhe kërkimi i pikës së vërtetë për stimulimin.

    Prekni pikat e duhura
    Në pjesën e fundit të shpindës ka një pikë përmes të cilës kalojnë nervat e shumta që janë të lidhura me organet gjenitale, dhe është ideale për stimulim seksual dhe eksitim të grave dhe rrit intensitetin e orgazmës, thotë terapisti për akupresion Michael Reed Gach.

    Merrni frymë
    Harmonizimi me partnerin është shumë i rëndësishëm, dhe një mënyrë e cila do t’ju ndihmonte që të „bashkoheni“ është niveli emocional dhe fizik dhe frymëmarrja. Teknika e alternuar e frymarrrjes përderi sa partneri e largon frymën është një nga teknikat tantrike. Më së miri është që të filloni me frymëmarrje gjatë paralojës, kurse pas disa minutash kur frymëmarrja bëhet e pavetëdijshme, mund të vazhdoni me seks, rekomandon terapisti Susan Kaye. 

    Intensifikoni orgazmën
    Lirimi i tensionit të akumuluar mund të stimulohët me disa lëvizje të caktuara. Orgazmë më eksplozive te femrat mund të arrihet nëse tkurrja përhapet në këmbët e saj, prapanicë dhe stomak në momentin kur e ndjen që orgazma po afrohet.

    Ndaloni të mendoni
    Mundohuni të largoni mendimet nga koka dhe vetëm të përqëndroheni në pjesët intime të trupit në mënyrë që të jeni në gjendje që plotësisht të relaksoheni dhe të kënaqeni në orgazmë. Autor i librit “Slow Sex: The Art and Craft of the Female Orgasm” nga Nicole Daedone thotë se në këtë  mund të ndihmojë partneri duke e stimuluar klitorisin, dhe gruaja të përqendrohet vetëm në këtë. Ava Cadell terapistja seksuale thotë se gratë mund të eksitohen edhe vetëm duke menduar për seksin, kështu që këtë duhet patjetër të përdor si një vrull. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...