14.8 C
Priština
More

    Disa këshilla që ju duhet të dini rreth shkëmbimit të mesazheve seksi

    spot_imgspot_img

    A e dini se si të shkëmbeni mesazhe me tekst me përmbajtje seksuale? Unë nuk e kam ditur për deri sa gjysma tjetër më e mirë e imja nuk donte që të provonim. Më është dashur pak kohë që të kuptoj, por kur e kam mësuar, u shëndrrua në një zakon. Dërgimi i mesazheve seksi është në thelb një rrugë zbavitëse dhe flirtuese e jetës tuaj seksuale dhe që partneri juaj të ndjehet i dëshiruar.

    Pra, zonja, a jeni gati për të mësuar që të shkruani mesazhe seksi? Por, para se të vendosni të shkruani këto mesazhe dhe para se të filloni mësimin tuaj, sigurohuni që ju të flisni për atë me të dashurin tuaj. Ndoshta ai nuk është dakord për këtë. Kjo duhet të jetë reciproke, nuk është diçka që vendoset papritur vetëm nga njëra anë.

    Për fillim, shkruani qartë dhe shkurt – Këshilla e parë është shumë e rëndësishme. Kur ju dëshironi të mësoni që të shkruani mesazhe seksi duhet që të shkruani qartë. Ju mund të shkatërroni disponimin nëse ju vazhdimisht pyesni se çfarë flet i dashuri juaj apo çfarë është duke ndodhur tek ai? A e dini se çfarë janë romanet dashurie? Imagjinoni ato skena dhe  përpiquni që të shkruani në një mënyrë të tillë.

    Hidhni shkurtesat – Kur mësoni të shkruani mesazhe seksi ju nuk duhet të përdorni shkurtesat. Ne e dimë se iPhone ka shumë fotografi që ju mund të zgjedhni, të tilla si puthje dhe buzëqeshje, por kur dërgoni mesazhe seksi, i dashuri juaj dëshiron që të lexoj këto fjalë. Largoni, pra, shkurtesat, dhe me të vërtetë mundohuni rreth përpilimit të fjalëve.

    A e mbani në mend, kur kemi thënë se ju duhet të jeni e qartë dhe e shkurtër? Pra, zonja, harroni LMAO apo LOL. Fjalorin e internetit lerëni në internet, sepse kur të shkruani mesazhe seksi, theksi është vetëm në fjalë. Përveç kësaj, a e dini ju kuptimin e të gjithë shkurtesave dhe se cfarë do të thonë? Unë nuk e di!

    Shkoni me shpejtësi të njejtë si partneri juaj – Kur shkruani mesazhe seksi, ju nuk jeni duke nxituar askund. Sigurohuni që ju jeni duke shkuar me të njëjtën shpejtësi si partneri juaj. Në qoftë se ju të dy jeni në dy nivele të ndryshme, kjo mund të jetë konfuze dhe shumë JO-sexy. Pra, në fillim shkoni ngadalë, pastaj mund të përshpejtoni kur e kuptoni se si funksionon.

    Pa fotografi ju lutem – Pa marrë parasysh se sa ju dëshironi të dërgoni të dashurit tuaj fotografinë tuaj sexy, mos e bëni këtë. Kjo mund të jetë e mirë në atë moment, por çka nëse ju e ndërpritni lidhjen, dhe ai e ruan fotografinë tuaj sexy? Ne jetojmë në brezin e internetit kështu që është shumë e rrezikshme për të gjithë që të dërgojmë fotot tona komprometuese. Kështu që qëndroni vetëm me fjalë!

    Jini kreativ – Të mësoni të shkruani mesazhet seksi do të thotë që të jeni krijuese. Pse mos të jeni pak e keqe dhe krijuese, kur të dërgoni mesazhe partnerit tuaj? Përdorni të gjitha fantazitë të cilat kaq shumë dëshironi që ti zbuloni.

    Jini përshkruese – Askush nuk pret që ju të shkruani një roman, por sa më përshkruese që jeni edhe mesazhi seksi do të jetë më i mirë. Pra, duhet të jeni orator dhe, kush e di, ndoshta ai futet edhe në jetën tuaj të vërtetë. Çdo djalë e pëlqen një vajzë që e di një dozë të vogël të fjalorit të pistë, apo jo?

    Luaji fantazitë tuaja – A e mbani në mend kur kemi thënë se ju duhet të luani fantazitë tuaja? Kjo është pikërisht ajo që ju lejon dërgimi i mesazheve seksi. Prandaj vërtetë përjetoni karakteret që ju luani, dhe kush e di, ndoshta kjo do të shtojë një shkëndijë të re të jetës suaj seksuale.

    Mos lini gjurmë – Dhe për fund, zonja, për arsye se njerëzit vazhdimisht i shikojnë telefonat celularë të huaj, sigurohuni që mos të lëni asnjë shenjë kur keni dërguar mesazhe seksi. Kush e di, ndoshta dikush nga shokët aksidentalisht e merrë telefonin tuaj celular dhe e lexon tërë bisedën me partnerin tuaj. Fshije mesazhin dhe mos lë shenja!

    Kjo është ajo, zonja! Këto janë ato këshilla më të rëndësishme për dërgimin e mesazheve seksi. Nëse mendoni rreth kësaj, mos harroni se këto janë vetëm disa këshilla. Pra, zonja, unë tani ndjehen me më shumë vetbesim, kur është fjala për shkrimin e mesazheve seksi? A keni provuar ndonjëherë? Nëse jo, ndoshta është koha që të provoni …/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...