Si të shmangni ngjyrën e verdhë në flokët tuaj bjonde?

Nëse diçka më së shumti i bezdis bjondet, është kur rrënjët e flokëve janë të verdhë, dhe dallohet nga pjesa tjetër e flokëve. Lexoni se çfarë ju duhet të bëni për të shmangur këtë problem.

Përdorni ngjyrën dhe hidrogjenin nga i njejti prodhues. Është e vetmja mënyrë qe ju të arrini nuancen e dëshiruar. Nëse gjatë ngjyrosjes hudhni tjetër hidrogjen ose sasi më të madhe, atëherë automatikisht keni ndryshuar formulën për te fituar ngjyrën e duhur.

Ngjyrosni rrënjët e dalura mbas 2 apo 3 javëve. Mos prisni një muaj qe rrënjët e dalura të arrijnë gjatësinë 1cm. Sa më pak t’ju ketë dale ngjyra nga flokët tuaj, rezultati do të jetë më i mirë. Bjondet duhet zakonisht të ngjyrosen çdo dy deri tre javë, dhe kjo natyrisht vetëm tek rrënjët e dalura.

Mos e kurseni ngjyrën. Sa më shumë sasi të vendosni aq më mirë flokët do e pranojnë ngjyrën.

Vendos kapelë në kokë gjatë kohës së ngjyrosjes. Është shumë e rëndësishme që të siguroni nxehtësi, sepse ajo do të ndihmojë për të zhvilluar një ngjyrë më të mirë. Qesja e najlonit është e mjaftueshme.

Përdorni shampo ngjyrë vjollcë. Shumë prodhues kanë ofruar një shampo projektuar për bjondet dhe roli i tij është që të heq të verdhën nga floku juaj. Megjithatë, nuk duhet të përdoret tepër shpesh për të larë flokët tuaj, sepse ajo mund të shkaktojë dëme.

Bëni masë kremoze. Nuancen e padëshiruar neutralizoni me një masë kremoze të kombinuar. Një sasi e vogël e ngjyrës perzihet me hidrogjen, shtohet në shampo dhe me pak ujë të vakët.

Për flokë të bukur me ngjyra që zgjasin ju propozon ngjyrat Palette nga Schwarzkopf.

kosovarja.ch